Elia Zaharia dhe princi Leka do të bëhen prndër për herë të parë! Lajmi i madh vjen 4 vite pasi çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin familje mbretërore nga e gjithë bota.
Lajmin që Elia është në pritje të ëmbël e ka dhënë Panorama Plus përmes disa fotove të siguruara nga paparaci. Elia dhe Princi Leka shfaqen duke ecur përkrah njëri-tjetrit dhe barku i rrumbullakosur i Elias shihet qartë, edhe pse fustani me lule që ajo mban veshur është mjaftueshëm i gjerë.
Duket se princesha është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ata do të kenë në duar fëmijën e tyre të parë.
Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste për Panoramën se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.