Ndodh shpesh që femrat bëjnë çmenduri për një palë këpucë “Louboutin”. Ka nga ato që blejnë me dhjetëra palë dhe nuk i veshin asnjëherë. Shkrimtarja Danielle Steel ka 6000 palë të tilla. Ka nga ato që mbajnë me orë të tëra radhë për të pasur ndonjë autograf në tabanin e këpucës nga vetë Louboutin, apo, më keq akoma, femra që zhyten në borxhe për këto “krijesa” tmerrësisht tunduese dhe të mrekullueshme.

Nga i famshmi Christian Louboutin, i cili vetëm pak kohë më parë mbushi plot 52 vjeç, nuk ka mbetur më asnjë aktore, këngëtare apo modele e famshme që të dalë nga shtëpia pa veshur këpucët e mjeshtrit të madh francez.

Dhe këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as Iva Camuku, një biznesmene dhe fashion blogger-e, e apasionuar pas stilit dhe elegancës franceze. E dashuruar pas këpucëve “Louboutin”, Iva tërheq vëmendjen me sharmin dhe elegancën, sa herë poston foto në profilet e saj, në rrjetet sociale.

Iva ka studiuar për ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë dhe veten e ka gjetur mjaft mirë në fushën e biznesit dhe të dyqanit “Coco”, që menaxhon prej kohësh.

Boutique “Coco” në Tiranë, ku ajo është aksionere, është një dyqan ndryshe nga gjithë të tjerët. Një dekor, i cili i përshtatet stilit francez, me çdo gjë në vendin dhe mënyrën e duhur. Çdo detaj elegance, që herë pas here merr një shkëndijë nga e kuqja “Louboutin”: me shkëlqim, me xixa apo metalike, gjithçka brenda shijes franceze të Ivës.

Këpucët e koleksioneve “Louboutin” në “Coco” kanë një pamje të veçantë: janë të të gjitha modeleve, formave e ngjyrave, të punuara me shumë finesë. Si për shumë femra, edhe për Ivën eleganca e tyre është e papërshkrueshme, magjike.

Klientët e saj i kanë besuar prej kohësh vlerat e vërteta, sepse këpuca “Louboutin”, në fakt, nuk del kurrë nga moda. Të gjitha me taban të kuq, sipas shenjës dalluese të markës, por me modele, zbukurime e ngjyra të pafundme, si magjia që krijon efekti “Louboutin”.








