Të vendosësh për një ndërhyrje estetike, nuk është e lehtë. Do ketë gjithmonë njerëz dhe mendime që do të përshpërisin për të kundërtën. Më pas, kur e vendos, vështirësia qëndron në zgjedhjen e klinikës. Sërish, do të dëgjosh shumë këshilla dhe emra. Ndodh edhe që shkon te e përzgjedhura dhe ndihesh, që në bisedën e parë, sikur bashkë me kurrizin e hundës do të heqin edhe një copë personaliteti, apo sikur bashkë me botoksin do të injektojnë banalitet. Më shumë sesa në klinikë, të duket sikur ke hyrë në një nga ato sallonet e bukurisë, ku gjithçka flet për shëmti. Por ekziston një klinikë në Tiranë, ku nuk mund të ndodhë kurrsesi kështu.
Euromedica, klinika e parë e kirurgjisë plastike dhe estetike në Shqipëri, që ka krijuar tashmë grupin e përhershëm të njerëzve që trajtohen aty, me pritshmëri reale, me kërkesa objektive dhe larg çdo lloj teprimi, prej 14 vitesh, ofron trajtime të specializuara nga një staf profesional dhe jashtëzakonisht i kulturuar, i cili së bashku me ambientet komode të klinikës dhe teknologjinë e fundit, e bën çdo pacient të ndihet i privilegjuar.
Euromedica ka investuar për të sjellë teknologjinë më të moderne në Shqipëri për të gjitha trajtimet që ofron. Nëse në shumë klinika përdoret i njëjti aparat Laser për disa lloje trajtimesh, Euromedica kryen çdo lloj trajtimi me laser me aparaturë të veçantë, siç është edhe Laser Hair Removal, që garanton rezultat maksimal. Euromedica ka sjellë në Tiranë procedurat më bashkëkohore dhe në korrigjimin e hundës apo siluetës trupore dhe shumë trajtime të tjera joinvazive që kanë një kërkesë në rritje kohët e fundit. Po i marrim me radhë…
“Ndërhyrjet me teknologjinë Laser që ofrohen te ne janë fjala e fundit e teknologjisë estetike botërore, me CE dhe FDA Certifikate që i bën ato tërësisht të sigurta për shëndetin. Këto lloj aparaturash janë të gjitha teknologjia e fundit e 2016-ës dhe secili prej laser-ave ka vetëm një funksion të cilin e kryen me efektivitetin maksimal. Pra, ne kemi investuar në teknologji ku çdo laser ka funksionin e tij dhe jo një laser të kryejë shumë funksione duke dobësuar kështu fuqinë dhe efektivitetin e çdo procedure. Në klinikën tonë disponojmë mbi 15 lloj aparatura laser, Laser Hair Removal, Antiage Laser, Laser skin Rejuvenation, Laser Lifting, Co2 fraxional Laser, Termage, Medical Radiofrequency, Laser Body Lift, Lipolaser, Coolsculpting, Laser Tattoo Temoval, Laser surgery e shumë aparatura të tjera”, shpjegon drejtuesja e klinikës Euromedica, Dr. Silvana Vishaj.
Nuk mund të mos flasim për procedurën e ndërhyrjes në hundë pa bisturi, aq më tepër që, siç konfirmon edhe stafi i Euromedica-s me një përvojë të gjatë, rinoplastika ngelet ndërhyrja më e kërkuar.

Rinofiller është një procedurë e mjekësisë estetike e cila në Euromedica përdoret prej disa vitesh, që në momentin që nga Komuniteti Europian dhe nga FDA u aprovuan Filler-at, të cilët mund të korrigjojnë defektet e vogla estetike në hundë, siç janë një kurriz i lehtë, disnivelet kockore mbi kurrizin e hundës, asimetritë e lehta, si dhe shumë defekte të tjera të vogla. Mund të përdoret gjithashtu dhe pas ndërhyrjeve të Rinoplastikës për përsosjen e rezultatit të dëshiruar.
Kjo procedurë ka disa avantazhe: zgjat vetëm 20 minuta, nuk kërkon stad rekuperimi, është totalisht e padhimbshme dhe pa shenja te jashtme dhe rezultati është i dukshëm menjëherë. I vetmi impenjim i kësaj procedure është që duhet përsëritur çdo dy vjet.
Në të vërtetë kërkesat për mjekësinë estetike joinvazive, pa age dhe pa bisturi, janë rritur vitet e fundit bashkë me hovin e zhvillimit që kanë pasur këto procedura, si trajtimet antiage të fytyrës dhe trupit dhe korrigjimi i rrudhave pa bisturi nëpërmjet kombinimeve të teknologjisë Laser Rejuvenation me Fillerat më të avancuar të mjekësisë estetike botërore, të cilat ofrohen në Euromedica krahas ndërhyrjeve klasike, gjithashtu shumë të kërkuara si zmadhimi dhe rimodelimi i buzëve, eliminimi i dhjamit të padëshiruar dhe shumë e shumë procedura të tjera.

Coolsculpting është një prej këtyre procedurave, plotësisht të sigurta dhe të shëndetshme, që garanton eliminimin e dhjamit, veçanërisht të atyre shtresave që nuk largohen as me dietë dhe ushtrime, nëpërmjet metodës së ngrirjes së tij. Procedura nuk përdor as age, as bisturi dhe nuk dëmton lëkurën, por vetëm ngrin qelizat e dhjamit të cilat më pas elimonohen duke dalë jashtë trupit nëpërmjet sistemit qarkullues të organizmit.



Ndoshta tani keni një ide më shumë për klinikën e duhur në Tiranë, ku gjeni cilësitë që duhen kërkuar nëse dëshironi të kryeni një ndërhyrje plastike apo estetike, eskperiencën, profesionalizmin dhe sigurinë për jetën. Sigurisht, edhe teknologjinë më të fundit që garanton trajtime që nuk i gjeni, ose nuk i gjeni me të njëjtin rezultat diku tjetër.
Euromedica ndodhet pranë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, në bulevardin Gjergj Fishta.
Për më shumë, vizitoni faqen e saj duke klikuar këtu.









