
Një tendencë që filloi nga pasarela e Celine për pranverën e 2017 dhe u vazhdua më tej nga emrat e mëdhenj si Moschino dhe Calvin Klein. Çdo markë ka një detaj të vetin që e identifikon, por i guximshëm është kontrasti që kanë përdorur: çizmet me ngjyra të ndryshme, balerinat apo shapkat e Miu Miu – të gjitha janë një tendencë që është përqafuar nga blogeret dhe fashionistat e njohura.



Markat e njohura e kanë pasur temë kryesore të pasarelave të tyre propozimin e këpucëve me ngjyra të ndryshme për koleksionet e pranverë – vjeshtë 2017. Tendenca ka dalë tashmë nga pasarelat dhe pa asnjë hezitim po përdoret nga të gjithë.

Shikoni kombinimet e mëposhtme dhe guxoni më shumë në stil.



