Pëlqejeni ose jo, trendi më i çuditshëm i sezonit është kthyer në fiksimin e ndjekëseve të modës, edhe pse nisi si fillim si diçka aspak komerciale… Bëhet fjalë për mini çantën e prezantuar nga Jacquemus, një trend mikro që kushton “makro” dhe, me sa duket, influencueseve të modës po i duket gjithmonë e më shumë interesante!

Çanta mini “chiquito”, e krijuar nga Jacquemus, ishte pjesë e ftesës që marka e njohur kishte përgatitur për sfilatën e sezonit vjeshtë - dimër 2019 dhe më pas, u shfaq edhe si pjesë e koleksionit të prezantuar në natyrë, në një pasarelë risi, ndryshe nga të tjerat.

Askujt nuk ia kishte marrë mendja se shumë shpejt çanta mini do të kthehej në trend dhe akoma më keq, në një trend që do t’i kalonte përmasat duke nxjerrë “sold out” produktin në faqen zyrtare apo edhe në ato distributore. Me siguri, kjo është mënyra e re e konceptimit të një çante… E çuditshme apo jo?

Modelet e prezantuan, fillimisht, ikonën e koleksionit duke e mbajtur me majat e gishtave apo duke e hedhur rreth shpatullave dhe vetëm kaq mjaftoi që vajzat të fiksoheshin pas mini “chiquitos” së bardhë, portokalli, jeshile apo të kuqe, kombinuar me gërmën J (meqenëse emrin e plotë të markës nuk mund ta shkruanin të gjithë) në ngjyrë të florinjtë.

E dini sa kushton kjo çmenduri e dalë nga fushat me livando? 258 dollarë për miniaturën që askush nuk do ta vinte re, nëse nuk do ta shihte disa herë me vëmendje…

â??