Rozë. Për shumë vite me radhë do të ketë qenë ngjyra juaj e preferuar. Duke u rritur sigurisht që çdo vajzë vlerëson bukurinë e ngjyrës së bardhë dhe preferon lehtësinë e të zezës, por sidoqoftë ngjyra rozë ka vendin e saj.

Ndërkohë që gjatë pranverës kjo ngjyrë është më e thjeshtë për t’u kombinuar, gjatë dimrit diçka ndryshon. Si mund ta kombinoni?

Extra tip: sekreti qëndron tek nuancat e ngjyrës. Nuancat më të lehta mund të vishen edhe gjatë dimrit, ndërsa ato më të theksuarat është më mirë t’i lini për në verë.

Ja cilat janë 6 mënyrat për ta veshur ngjyrën rozë gjatë dimrit:

Kombinojeni me xhinset tuaja të preferuara

Një xhaketë, pallto apo pardesy me këtë ngjyrë

Kombinojeni me të bardhë

Ose me të zezë

Një pulovër e ngrohtë rozë

Një palë këpucë rozë (që sivjet janë shumë në modë)