
Ok, t’i themi gjërat siÒ« janë: të gjitha duam këmbë sa më të gjata që të marrim shumë "likes" në Instagram. Bëjmë të pamundurën për të realizuar një foto të bukur, e kurojmë me të gjitha opsionet, megjithatë fashion-blogger-at kanë disa sekrete që i bëjnë fotot e tyre të marrin shumë komente dhe shumë pëlqime. Kjo verë ke nevojë vetëm për pak gjëra që të tërheqësh vëmendjen e të gjithëve.

Fokusohu në: Frudhat dhe detajet e plazhit
Nuk ka asgjë më të ëmbël sesa një “martesë” frudhash dhe supesh të hapura. Një look shumë seksi që mund ta zgjedhësh si njërën prej fotove të verës. Aksesorët e plazhit janë zgjedhja që duhet.

Fokusohu në: Zbukurime me aksesorë bazikë
Për këtë lloj look-u, mjafton të ruash ngjyrat e pastra dhe të ndezuara. Xhinset e hapura, bluza të bardha dhe ndonjë aksesor përreth që i shton ngjyra. Një kapelë plazhi apo edhe ndonjë peshqir rreth e rrotull do t’i japin fotos një pamje më të re.

Fokusohu në: Vija dhe xhufka
Xhufkat janë tendenca më dominuese e kësaj vere, sidomos kur është fjala për aksesorët. Derisa fotot me shumë "like" janë ato me këtë detaj të verës, atëherë mendo që duhet ta kesh patjetër një të tillë. Vathët, Ò«antat apo edhe fustanet me xhufka janë fjala e fundit e modës. Edhe fustanet me vija janë po ashtu dominuese këtë verë.

Fokusohu në: Òªdo gjë e bardhë
Është verë dhe e bardha është ngjyra e saj, por këtë vit e bardha është dominuese më shumë se Ò«do herë tjetër. Sigurohu që në Ò«do veshje të kesh një detaj të bardhë, ose edhe të gjitha detajet e bardha. Edhe veshjet e banjës të bardha janë po kaq të preferuara nga blogeret këtë sezon.
