Përsërite pasi ta lexosh: leopardi është neutrale, leopardi është neutrale. Tani shiko në dollap dhe shiko nëse ke ndonjë veshje apo aksesor me një dizajn të tillë. Nëse po, shkëlqyeshëm. Nëse jo, është koha ta jesh në trend dhe ta kesh një të tillë, sepse për këtë vjeshtë është një ndër printet më të kërkuara. Sekreti i këpucëve leopard është pikërisht ideja e fillimit: duhet kuptuar që leopardi është një ngjyrë neutrale dhe që mund të kombinohet ashtu si të gjitha llojet e tjera të këpucëve. Shiko këto kombinime dhe do ta kuptosh që nuk është aq komplekse.

Për punë
Duke parë kombinimin e një blogger-eje do të kuptosh sa sa të rehatshme janë këto këpucë për në zyrë. Mendo sa rehat do ndiesh edhe gjatë kohës që do dalësh për të ngrënë drekë. Janë fitore!
Këto lloj këpucësh, nëse i përshtat për në zyrë shkojnë shumë mirë me pantallona deri në kyçin e këmbës me ngjyrë kaki, gri ose edhe të zeza. Ndërsa lart mund të veshësh nja këmishë me printe ose edhe njëngjyrëshëse për t’u më profesionale në look.

Për takim
Takat leopard janë të duhurat, nëse do të flirtosh me ndonjë në një festë të veçantë.
Specifikat: pa platformë, takë deri në 4 cm, dizajni kafe me të zezë.
Si mund t’i kombinosh me këtë rast? Një fustan i shkurtër, që të siguron një pamje elegante femërore dhe joshëse. Nëse nuk ndihesh rehat, edhe një fund i ngushtë do të ishte gjetje. Ka plot mënyra për t’u dukur interesante me taka leopardi. Kur i vesh me një fustan të shkurtër, takat leopard japin idenë e “vajzës së natës”. Lufto me armën tënde më të fortë.

Casual
Nuk je në grupin e vajzave që mbajnë taka? Ok, leopardi mund të të sigurojë stil edhe në këtë pjesë. Këtu kombinohen bashkë xhinsi dhe xhaketa e bardhë.
Këshillë: Nëse do të dukesh casual në çdo orë të ditës, zgjidh leopardin bardhë e zi; do të habitesh nga pamja e re që ke marrë pas veshjes së këtyre këpucëve.

Është e rëndësishme të thuhet se kur kombinimi i xhinseve me xhaketa është ideal për t’u dukur casual gjithmonë, por është edhe look-u që të sigurojnë këpucët e leopardit. Aq më tepër që stilet e leopardit vijnë si: taka, të shehsta, çizme etj.

Me leopard
Leopard me leopard? Duket interesante! Përpiqu të kombinosh printet leopard me ngjyra të ngjashme, p.sh këpucë dhe aksesorë ose miks printesh. Ka shumë variante ngjyrash mes leopardit, duke përfshirë ngjyrën e ullirit, kafe etj.

Sportive
Sportivet prej leopardi kanë stilin e atleteve të tenisit, por truku këtu është të dukesh sa më trend. Pantallona lëkure është një variant që i shkon shumë leopardit. Mbaje parasysh!
