Ku të bëni shopping pa boshatisur kartën e kreditit?
Për ditët kur jeni me sindromën "nuk kam asgjë çfarë të vesh" dhe dëshironi t'i shtoni ca ngjyra gardërobës suaj, këto janë faqet online që mund të gjeni trendet më të fundit me çmime të përballueshme.
1- Pixie Market
Nëse jeni tipi i stilit minimal chic e jeni duke kërkuar për pulovra të punuara me dorë dhe mëngë të gjera, bluza me prerje asimetrike, korse të personalizuara me temina dhe kristale apo variante veshjes me shpatulla të zbuluara, atëherë ky është vendi i duhur. (pixiemarket.com)

2- Storets
Jeni të fiksuara pas palltove këtë sezon por atë modelin që ke parë tek Zara e kanë edhe dy shoqe të tuat? storets.com është vendi ku mund të gjeni palltot, peliçet dhe gëzofët të cilat vetëm në Javën e Modës në Nju Jork do të keni rastin ti shihni. (storets.com)

3- Front Row
Me printe plot ngjyra, butiku online Front Row sjell veçantinë e prerjeve dhe copave me materiale natyrale. Nëse kërkoni të jeni unike por jo me modele të koleksioneve imitim të Guccit apo Fendit, atëherë ky është vendi dhe momenti. (thefrontrowshop.com)

4- River Island
Ju mund ta keni dëgjuar River Island nga bashkëpunimi që ka pasur me Rihanna-n disa vite më parë por nëse ju kishte dalë nga mendja, brandi anglez është një MUST. Nga esencialet bazike si xhinset apo çizmet e lëkurës, ka pothuajse çdo gjë që nuk duhet t'i mungojë një gardërobe. Çdo gjë jo më shumë se vlera e 150 dollarëve. (us.riverisland.com)

5- Modern Citizen
Modern Citizen sjell një koleksion të përballueshëm përsa i përket veshjeve dhe aksesorëve. Butiku ofron një kapsulë të bizhuterive prej ari 14K dhe çanta lëkure deri në vlerën 185 dollarë. E lexuat mirë. Një byzylyk floriri për 15'000 lekë. (moderncitizen.com)

6- Daya
Nëse ju ka shpëtuar linja që aktorja/këngëtarja Zendaya ka lançuar para pak kohësh, atëherë ky është momenti që të mbani shënim. Koleksioni është i përbërë nga esencialet sezonalë, që nga veshjet e yoga-s apo vrapit, kominoshet velvet, e deri tek këpucët e çizmet. Çmimet duket se janë të përballueshme e për më tepër, kush nuk do ta vishte një fustan në vlerën e 100 dollarë, të cilin e ka aprovuar Zendaya? (dayazendaya.com)

