Nata e Met Gala-së, e cila festoi hapjen e ekspozitës së Rei Kawakubo/ Comme des Farçons: Art of the in betëeen (Arti i të ndërmjetmes), na la në pritje të siluetave surreale dhe inovative për të pritur çdo formë dhe prerje. Ky ka qënë gjithmonë qëllimi i çdo viti, tema e Met Gala-së jo vetëm nderon ekspozitën e vitit, por gjithashtu shërben edhe si inspirim për ata që duan të vishen për të dalë të premten mbrëma.

Në tapetin e këtij viti, në nder të Kawakubos, pamë stilin ala Riri dhe atë të Gigi Hadid që sollën përpara publikut, por të tjerë që u gjendën në listën e të veshurve më mirë, synuan veshje pa shumë asimetri të dukshme. Edhe pse prisnim artista që të rrezikonin , shumë prej tyre zgjodhën variantin e sigurt!

Nga Kim Kardashian apo Gwuyneth Paltroë prisnim diçka më të guximshme por mesa duket, këtë herë janë janë në listën e të veshurave më mirë casual, me një pamje e cila kufizohet lehtë në kornizën e së thjeshtës dhe elegantes, pak larg temës së Met Galasë.

Hidhini një sy dhe inspirohuni nga stili "sportiv" casual i tapetit të Met Galasë, sepse do gjeni hapësirë për veten tuaj, na besoni.