Para pak orësh, në Instagramin zyrtar, D&G ka postuar foton e njohur të Armina Mevlanit me një kostum banje me lule të kuqe dhe buzët flakë të kuqe duke e prezantuar si protagonisten e ditës së sotme të projektit DGwomenlovemakeup, që firma e njohur italiane ka nisur këtë verë. Ajo nisi të rekrutonte në internet fytyra vajzash nga e gjithë bota për të sjellë bukurinë e kombeve të ndryshme dhe Armina Mevlani është një nga të përzgjedhurat. Fotograf është Endrit Mërtiri që e ka postuar foton në Facebook-un e tij me komentin “Ëndrrat realizohen”. Është shqiptarizuar, bukur, fushata e Dolce & Gabbana.
Po si u përzgjodh fotoja e Armina Mevlanit nga Dolce&Gabbana? Armina Mevlani në një postim, përshkruan historinë e kësaj fotoje verore të kthyer në foto reklamë.
"Gjithcka nisi krejt spontane... ishte një ditë vere ku unë, së bashku me Endrit Mërtirin, vendosëm të bëjmë setin fotografik më të ri për blogun tim. Ndihej në ajër që atë ditë që fryma pozitive po na conte drejt një seti fotografik të suksesshëm. Pasi ky set doli në blog, menjëherë u postua nga i madhi i indrustrisë së modës Stefano Gabbana, ku në një kohë shumë të shkurtër u bë foto më e pëlqyer e profilit të tij. Ishte aty kur në korrik të kesaj vere u kontaktova për të firmosur kontratën me firmën e madhe Dolce & Gabbana për të qenë pjesë e nje projekti me temë shumë të bukur "make up i Dolce & Gabbana është për të gjitha femrat". Ky projekt do përfshijë bukuri përfaqësuese nga disa shtete dhe imazhet do të përdoren nga Dolce & Gabbana dhe projektet e tyre për një kohë të caktuar. Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë dhe vlerësimin e kësaj kompanie për të qenë madje ndër të parat që firmosa këtë kontratë. Thanks Dolce Gabbana, thanks Endrit Mertiri and of course, thanks God!"
Aurela Hoxha është një tjetër shqiptare që është përzgjedhur nga D&G si imazh i linjës së Make Up.
