Kujta dhe Meri, marka gjakovare me një showroom në Milano, e pranishme në sfilata dhe revista ndërkombëtare, tani ka një pikë ekskluzive kontakti me ju në Tiranë. Stilisti i talentuar nga Gjakova, ka dizenjuar një koleksion ekskluziv me fustane mbrëmjeje dhe cocktail-i, Evening and Cocktail Dresses që e gjeni vetëm në showroom-in Class Alketa Vejsiu.

Fustane të gjatë, ose më të shkurtër, dekolte diskrete apo imponuese, ky koleksion ofron një përgjigje elegante për çdo shije. Materialet janë të sjella nga shtete të ndryshme evropiane, shija është ajo që të lë çdo koleksion i modës së lartë nëpër botë. Pa kufizime ngjyrash, ky koleksion sjell modele klasike që duken bukur në çdo kohë dhe karakteristikën e përhershme të veshjeve të Kujta dhe Meri, për të vënë në pah elegancën femërore.

Edhe modelja e zgjedhur për të pozuar me këto veshje, Drilona Boci, përcjell pikërisht këtë imazh klasik, të femrës me personalitet, të paprekur nga lëvizjet e shpeshta të ajrit të modës, por të ndalur në linjat klasike të elegancës.

Dhe tani, nuk ju duhet të mjaftoheni me ëndrra kur shihni fotot e koleksioneve të stilistëve të huaj, nuk ju duhet thjesht ta imagjinoni si do të dukeshit veshur me fustane si të princeshave të përrallave, mund ta jetoni ëndrrën dhe përrallën tuaj. Me fustanet e Kujta dhe Meri, tashmë në showroom-in e Class Alketa Vejsiu, është fare e lehtë!


























