Vetëm sepse efekti High Definition nuk të fal as edhe një papërsosmëri në fytyrë, presioni i vipave përpara parakalimit në tapetin e kuq është i madh ashtu sikurse edhe dëshira për të pasur një lakurë të shëndetshme, të shndritshme e  pa pore. Trajtimet që yjet e ekranit i ushtrohen përpara eventit janë të shumta, nga maskat me përrmbajtje ari, serumet me vitamina e deri tek metoda më e fundit si ajo e plazmës së gjakut. Duket se trendi më i ri i trajtimit të fytyrës është edhe më i vjetri sepse terapia e kupave daton që në lashtësi. Kjo terapi e njohur më shumë për shenjat e dukshme në ngjyrë të purpurt që lë, së fundmi po aplikohet edhe në fytyrë.

Kjo metodë është vlerësuar si terapia më e mirë në Hollywood për trajtimet anti rrudhë dhe kundra plakjes. Kupat prej qelqi ose prej silikoni nxehen deri në një temperaturë të caktuar dhe vendosen në lëkurë, konkretisht në zonën e fytyrës në proces drenazhi. Synohen nyjet limfatike ndaj të cilave thithen lëngjet e tepërta duke çliruar stresin dhe rritjen e qarkullimit të gjakut. I gjithë procesi liron muskujt e fytyrës dhe relakson në maksimum çdo stres të tepërt që keni pasur kohët e fundit apo nga netët e gjata pa gjumë.

Në Egjipt, Azi dhe Lindjen e Mesme terapia e kupave është e njohur për rituale bukurie dhe shëndeti, një mënyrë alternative e medikamenteve sepse benefitet janë të shumta. Tani nuk do keni më nevojë të shpenzoni fatura të shumta nëpër qendrat estetike sepse mund ta kryeni si proces edhe në kushtet shtëpiake. Mundohuni mos ushtroni shumë presion tek kupat në mënyrë që të eliminoni ndonjë shenjë të mundshme.