
Përqafimi i një dietë vegane është për shumëkënd zgjedhje, e për të tjerë objektiv për t'u mbërritur. Dëshira për të pasur një dietë ushqimore sa më natyrale dhe organike, e kthen në një sfidë çështjen e përmbushjes së preferencave në ushqim. Por, a e dini se tashmë kjo frymë ka prekur edhe sektorin e bukurisë?

Dëshira për të ringjallur rutinën tuaj të bukurisë kthehet në një lojë të këndshme, sidomos kur në të përfshihen të tilla produkte jo kozmetike, por më shumë natyrale dhe organike. Ndoshta, nuk i kishit dëgjuar më parë, por ato ekzistojnë dhe janë shumë efikase për trajtimet tuaja të bukurisë. Organike dhe shumë larg përmbajtjes me kimikate kozmetike, këto janë produktet që ju duhen për një regjim bukurie të pasur dhe kryesorja efektiv për të gjitha ju vajza.

Produktet natyrore të kujdesit të lëkurës të Urban Veda nuk janë vetëm vegane, mbi të gjitha ato kanë një aromë fantastike. Rutina juaj e kujdesit ndaj lëkurës, këtë herë do të vijë aromë të këndshme trëndafili përmes këtij produkti.

Marka më e mirë e kujdesit ndaj lëkurës në Finlandë, e tashmë sapo ka dalë edhe në Britaninë e Madhe. Çdo produkt i kësaj linje është vegan, nga esencat, tek serumet, kremrat, etj.

Efektive mbi të gjitha shumë natyrale, Sukin është një larës fytyre mjaft i efektshëm. Me përbërje portokalli, ju do ta nuhasni aromën e këtij agrumi që në pastrimin e parë të fytyrës suaj.

Për lëkurën e thatë të buzëve dhe të trupit, ju nevojitet ky balsam. Plotësisht miqësor me lëkurën, mbi të gjitha 100% vegan, ky locion ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës suaj. Ndërsa, përmbajtja e shegës në të do të bëjë mrekulli me lëkurën tuaj.

Duke udhëhequr rrugën për kujdesin ndaj flokëve, kjo markë është 100% vegane. Për flokë ultra të ushqyer, provoni gamën e re të Spa Argan Oil Repair. Përmban pesë produkte natyrore të gjitha 100% pa sulfate, paraben dhe fosfate.
Burimi: Glamour. Co.Uk
