Sigurisht që puçrrat nuk janë diçka e këndshme dhe ndonjëherë një puçërr e re mund të ndikojë menjëherë në humorin apo vetëbesimin tuaj. Që të mund t`i kuroni apo parandaloni duhet të dini një herë shkakun. Ka shumë arsye pse dalin puçrrat, por nëse së fundmi kanë filluar t`ju shtohen pa e kuptuar pse, atëherë duhet të dini se po bëni diçka “gabim”. Më poshtë po ju rendisim 7 arsye që mund të mos e kishit ditur që ju shkaktojnë puçrra.
1.Po e prekni fytyrën më shumë nga sa duhet.
2.Po hani produkte bulmeti më shumë se zakonisht.
3.Po përjetoni shumë stres në jetën tuaj.
4.Keni ndryshuar produktet e fytyrës.
5.Nuk e keni larë fytyrën para se të flini në darkë.
6.Nuk e ndërroni shpesh këllëfin e jastëkut.
7.Jeni para periodave.