Nuk ka rëndësi vetëm çfarë vendos mbi lëkurën tënde, por dhe ato që fut brenda trupit.
Nëse janë më të shpeshtë artikujt që shpjegojnë cilat janë ushqimet më të mira për lëkurën, tani do t’ju tregojmë çfarë duhet të pini për një lëkurë më të mirë. Dhe duhet të jetë një premtim për t’u mbajtur çdo ditë.
Këto këshilla janë dhënë nga dermatologu Rachel Nazarian, i Grupit Schewiger Dermatology, për të pasur një menu ditore, që do i bënte mirë lëkurës dhe nuk do e mbingarkonte organizmin.
Zonja dhe zonjusha, kjo është dieta e lëngjeve që i duhet lëkurës suaj.

Janë edhe shpjegimet nëse doni të bindeni më mirë, siç i ka shpjeguar Dr. Nazarian:
Ujë: “Asgjë nuk e bën lëkurën të duket më e freskët. Ruan lagështinë dhe elasticitetin e saj duke i dhënë një pamje të shëndetshme.”
Lëng i gjelbër me Kale: “Kale është një multivitamin i shkëlqyer për lëkurën. Ka vitaminë A, që gjendet edhe në kremra antimoshë si retinoli dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja. Ka edhe vitaminë C dhe bakër, që janë bazat e kolagjenit dhe e mbajnë lëkurën të fortë.”
Qumështi i sojës: “Isoflavonidet te soja mbrojnë kolagjenin që e mban lëkurën e re dhe studimet kanë treguar që mund të mbrojë kundër formimit të rrudhave nga drita e diellit. Për më tepër, minerale dhe proteinat e pranishme në qumësht mund të reduktojnë njollat e errëta ose çpigmentimet e lëkurës.”
Çaj jeshil: “Është i mbushur me antioksidantë, të quajtur kateçinë dhe polifenole, që mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe rreziku për djegie nga dielli. Dhe si gjithë anti-oksidantët, ndihmojnë për të ulur skuqjen dhe inflamacionin.”
Lëng shege: “Një superlëng, ai përmban një sasi të madhe antioksidantësh dhe polifenolesh dhe është fantastic për të ushqyer fibroblastet në lëkurë, të cilët janë fabrikat ku prodhohet kolagjeni, që do të thotë, më shumë kolagjen dhe më pak rrudha dhe vija të holla. Përqendrimi i antioksidantëve ndihmon gjithashtu edhe vitalitetin e lëkurës.”
Ujë me kastravec: “Duke qenë që janë 90% ujë, kastravecët hidratojnë lëkurën dhe gjithashtu janë të mbushur me minerale si magnezi dhe kaliumi, që ndihmojnë në ruajtjen e pH alkalin të lëkurës dhe uljen e inflamcionit.”
