Shumë njerëz që vuajnë nga aknet e fytyrës, kanë akne edhe në trup. Tani është koha që t’i japim kraharorit, shpinës, shpatullave dhe çdo zone tjetër një pastrim. Vetëm kështu çastet me supe jashtë do jenë plot shkëlqim.
Një mënyrë e thjeshtë është të përdorni solucionin e fytyrës, por është vërtet aq e thjeshtë sa mjafton ta marrësh pastruesin e fytyrës me vete në dush? Përgjigja e shkurtër, sipas Rachel Nazarian, mjeke dermatologe, e Schweiger Dermatology Group, është po.
"Duke qenë që lëkura e fytyrës është shumë më e ndjeshme sesa e trupit, nuk ka asnjë problem nëse i përdorni produktet e saj edhe për trupin. Në çfarëdo forme që të aplikohen mbi trup, sapun, lëng ose scrub, zonat e prirura për akne si shpatullat dhe shpina mund t’i përballojnë pastruesit pa problem. Për shkak të papastërtive që marrim gjatë ditës, djersës dhe yndyrës që lëkura prodhon, është më mirë t’i përdorim produktet për aknet e trupit rregullisht çdo ditë."
Duke qenë që objektivi janë aknet, sekreti qëndron te disa përbërës, si acidi salicilik dhe peroksidi i benzilit, që sulmojnë yndyrën, papastërtitë dhe bakteret që mund të grumbullohen nën veshje.
Disa propozime mund të ishin:
Murad Time Release Acne Cleanser, 32$ sephora.com.
Clinique 'Acne Solutions' Cleansing Gel, 20$ shop.nordstrom.com.
CeraVe Unscented Foaming Facial Cleanser, 10.79$; target.com.
4 mënyra për të parandaluar aknet e trupit
1.Gjatë muajve të nxehtë, duhet të visheni me materiale që lejojnë kalimin e ajrit, si pambuku. "Shmangni materialet izoluese si bluzat poliestër që e mbajnë nxehtësinë dhe djersën mbi lëkurë," këshillon Nazarian.
2.Nuk ka vetëm fytyra nevojë për gjumin e bukurisë, duhet të kujdeseni edhe për trupin. "Vendosni një temperaturë joagresive në dhomën e gjumit dhe përdorni çarçafë me materiale që lejojnë kalimin e ajrit, që lëkura të jetë e freskët dhe e thatë në gjumë," shpjegon ajo.
3.Kremi i diellit mund të bllokojë plotësisht poret, për këtë duhet të përdorësh krem me formula "oil free" dhe "non-comedogenic", pa vaj dhe që nuk bllokon poret, nëse ke lëkurë me akne. Provo: Cetaphil DermaControl Oil Control SPF 30.
4."Nëse parashikoni një ditë shumë aktive dhe moti është shumë i ngrohtë dhe i lagësht, mbani peceta të lagura pastruese me vete, që të fshini menjëherë djersën dhe papastërtitë që qëndrojnë mbi lëkurë,"thotë ajo. Të prefereuarat e Nazarian janë a Neutrogena Makeup Remover Cleansing Towelettes dhe Cetaphil Gentle Skin Cleansing Cloths.
