Quhet teoria D’Adamo, sipas emrit të të cilit është krijuar, dhe bazohet mbi të ushqyerin sipas grupit të gjakut që përmban secili nga ne. Sipas Peter D’Adamo-s, njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë e me stilet e ndryshme të jetesës. Për secilin grup gjaku korrespondon, në fakt, një “profesion” i përcaktuar, i cili është ndjekur edhe nga paraardhësit tanë. Konkretisht, grupi 0 u përket gjuetarëve; grupi A përfaqëson një grup fermerësh dhe plantacionet blegtorale; grupi B u përket barinjve, ndërsa grupi AB kombinon tiparet e dy grupeve - A dhe B.

 

Dieta sipas grupit sanguin

Është një ndarje që ndihmon për të kuptuar se burrat e origjinës janë ushqyer kryesisht me mish (grupi 0), perime (grupi A) dhe qumësht apo mish kafshësh (grupi B). E rëndësishme është të përdorni ushqime “të përshtatshme”, t’ju sigurojnë një humbje graduale peshe dhe, po ashtu, t’ju sigurojnë mirëqenien që shkon përtej humbjes së peshës.

 

Lloji 0 - është lloji më i vjetër i gjakut, i cili u shfaq kur paraardhësit tanë ishin të përkushtuar kryesisht për gjueti. Furnizimi me energji përbëhej kryesisht nga proteinat shtazore dhe rrënjët.

Ushqimet e rekomanduara: viçi, qengji, mish dele, mish viçi, mish dreri, por edhe peshk, perime dhe fruta.

Nuk rekomandohen: drithërat, lakra, mishi i derrit, djathi, bishtajore, vezë.

 

Lloji A - Të konsideruar fermerë, njerëzit që i përkasin grupit të gjakut A tretin më mirë karbohidratet e proteinave shtazore. Sipas teorisë së D'Adamo-s, baza duhet të jetë në fruta dhe perime, duke shmangur mishin dhe burime të tjera me origjinë shtazore.

Rekomandohen: djathë dhe qumësht soje, vaj liri, vaj ulliri, kikirikë, fara kungulli, fasule të kuqe, fasule, thjerrëza, qiqra, oriz dhe thekër, të gjitha llojet e zarzavateve me gjethe të gjerë.

Nuk rekomandohet: mishi, embrioni i grurit, portokalli, mandarina.

 

Tipi B - Grupi i gjakut B është formuar nga blegtorët që hanin kryesisht mish dhe produkte të qumështit.

Rekomandohen: mishi i kafshëve të fermës: mish derri, mish qengji, pule dhe lepuri; por edhe perime, vezë dhe qumësht me yndyrë të ulët.

Nuk rekomandohen: misri, gruri, thjerrëzat, domatet, kikirikë, farat e susamit. Të gjitha këto produkte peshojnë në proceset metabolike dhe shkaktojnë lodhje, mbajtje lëngjesh dhe hypoglicemi.

 

Lloji AB - Kombinon tiparet e grupit A dhe grupit B, që do të thotë se ky grup u përkiste paraardhësve të përkushtuar vetëm në kultivimin e tokës. Ashtu si grupi A, edhe ky grup nuk i tret mirë proteinat e kafshëve, por në mënyrë paradoksale ka tendencë për të ngrënë mish, ashtu si grupi B. Për të zgjidhur këtë kontradiktë, Peter D’Adamo sugjeron shmangien e kombinimit të proteinave dhe karbohidrateve në të njëjtin vakt. Për shkak të ambivalencës së tij, AB është grupi i gjakut i cili ha më shumë se të tjerët dhe mund të hajë çdo gjë, për aq kohë sa nuk e tepron në sasi.