Me "Bohemian Rapsody" Freddie Mercury do të kishte treguyar të vërtetën e tij. Këtë e shpjegon në një intervistë për Daily Mail, Tim Rice, i cili ka punuar me liderin e Queen për albumin  "Barcelona".

Siç demonstrohet edhe në videon më poshtë artikullit, fjalët e para të të këngës, që doli në 1975 sipas tekstshkruesit janë deklarim publik i homoseksualitetit të tij.

"Nënë, sapo kam vrarë një burrë. I vendosa pistoletën në kokë, shkela këmbëzën dhe tanimë ai është i vdekur", ndjehet në këngë. Tim Rice shpjegon se Freddie Mercury rrëfehet se ka vrarë praktitkisht Freddien e vjetër, imazhin e tij të vjetër. Freddy i vjeëtr heteroseksual ka vdekur. Ka shkatërruar atë njeri dhe tani po përpiqet të të jetojë me të riun".

Biografi i liderit të Queen, Lesley - Ann Jones, mbështet prej kohësh këtë interpretim. Gjithmonë sipas  Daily Mail, partneri i fundit i Freddie Mercury, Jim Hutton (i cili ka vdekur në 2010) ka konfirmuar këtë teori gazetares.

Por vetë Freddie Mercury nuk I ka dhënë kurrë një shpjegim dhe kuptim fjlaëve të këngës "Bohemian Rhapsody" .

 

https://www.youtube.com/watch?v=3p4MZJsexEs