Do të nisë më 17 prill, për të vijuar në 18 dhe 19 prill, shfaqja e veprës “Ferma e Kafshëve” në Teatrin Eksperimental.

Ferma e Kafshëve e George Orwell është një nga romanet më të njohur të shekullit të kaluar me një subjekt të njohur edhe nga fëmijët për shkak të përshtatjeve që i janë bërë në filma vizatimor.

Tani, me regji nga Erion Isai, vihet në skenën e Teatrit Eksperimental në një shfaqje ku merr pjesë edhe Luftar Paja.

Është në të vërtetë, një grup i përzgjedhur aktorësh, ndër më të mirët e brezit të ri, siç mund ta shihni, ndërsa në të gjithë realizimin shihet një pjesëmarrje e madhe e artistëve të angazhuar në programin e humorit Portokalli, si regjia nga Erion Isai, kostumet nga Iliriana Loxha Basha dhe shumë aktorë. Megjithatë mes tyre nuk është Gaz Paja, por i ati i tij, Luftar Paja, që me siguri do i japë edhe më shumë vlerë shfaqjes.

Ajo do të luhet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në orën 20.00 dhe pas një muaji shfaqje, do të nisë një turne në disa qytete të Shqipërisë.