Irina Shayk thuhet se ka nisur një lidhje me një sportist shumë më të ri në moshë, pas romancës së saj të shkurtër me Tom Brady.

Sipas revistës People, supermodelja 40-vjeçare është në një lidhje me basketbollistin e NBA-së, Devin Booker, 29 vjeç.

“Është diçka shumë e re, por ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, tha një burim për median.

Sipas burimit, të dy janë prezantuar nga miq të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku gjatë kësaj vere, përpara se Booker të nisë stërvitjen për sezonin e ri.

“Prisni ta shihni Irinën në disa prej ndeshjeve të tij”, shtoi burimi. “Ajo është shumë e dhënë pas tij.”

Të dielën, llogaria e njohur e thashethemeve Deuxmoi publikoi një fotografi të Booker-it nga pas, teksa dilte nga “Tutto Caffè” në East Hampton të Nju Jorkut.

Faqja raportoi se disa burime e kishin parë atë së bashku me Shayk në Hamptons.

Page Six kontaktoi përfaqësuesit e Shayk dhe Booker për një koment, por nuk mori menjëherë përgjigje.

Të dy kanë pasur më parë lidhje me personazhe të famshme.

Shayk ishte në një lidhje me Bradley Cooper, 51 vjeç, nga viti 2015 deri në vitin 2019. Ata kanë së bashku një vajzë, Lea, e cila është 9 vjeçe.

Në vitin 2021, modelja u përfol për një romancë të shkurtër me Kanye West, ndërsa në vitin 2023 u lidh me ish-yllin e futbollit amerikan Tom Brady.

Shayk dhe Brady i dhanë fund lidhjes pas më pak se katër muajsh, siç konfirmoi Page Six në tetor të atij viti.

Edhe pse vitin e kaluar u raportua se ishin afruar përsëri, duket se marrëdhënia u shua sërish pak kohë më vonë.

Nga ana tjetër, ylli i Phoenix Suns, Devin Booker, ka qenë në një lidhje me Kendall Jenner, 30 vjeçe, me ndarje dhe ribashkime të vazhdueshme nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Në janar, të dy ngritën dyshime për shkak të një shkëmbimi flirtues në rrjetet sociale.

Më pas, Booker dukej se hodhi edhe një kunjë ndaj një tjetër ish-partneri të Jenner, Bad Bunny, kur gjatë një konference për shtyp u pyet nëse e kishte parë performancën e këngëtarit në spektaklin e pushimit të Super Bowl 2026, në muajin shkurt.

Booker u përgjigj se nuk e kishte parë, duke shtuar se po tregohej “plotësisht i sinqertë”.

Ai korrigjoi gjithashtu gazetarin, i cili e pyeti “në emër të fansave të Porto Rikos” se si ndihej që kishte qenë pjesë e atij momenti historik të Bad Bunny-t.

“Unë jam meksikan”, sqaroi basketbollisti.

Kendall Jenner aktualisht është në një lidhje me aktorin Jacob Elordi, 29 vjeç.

Një burim tha muajin e kaluar për Page Six se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është “e çmendur” pas aktorit të “Euphoria” dhe po përpiqet ta mbrojë nga kaosi që shoqëron lidhjen me një pjesëtare të familjes jashtëzakonisht të famshme Kardashian.

“Elordi është djali i parë pas shumë vitesh për të cilin ajo është çmendur vërtet”, tha burimi.