Courtesy of Universal Pictures

Ka disa javë që interneti nuk flet për asgjë tjetër. "Odisea" është kudo: në TikTok, në Instagram, në bisedat mes miqsh. Disa flasin për IMAX-in dhe kolonën zanore të frymëzuar nga iso-polifonia shqiptare, të tjerë debatojnë tjetërsimin e figurës homerike. 

E bukura e këtyre përplasjeve është se na fusin në reflektime personale për të përditshmen tonë.

Peripecitë shumëvjeçare të Odisesë, zvarritjet e pafundme, pritjet e gjata për t'u kthyer në shtëpi, na kujtuan sa shumë odise të vogla kemi edhe ne. Njëra prej tyre? Orvatja nëpër banka: merr numrin, prit radhën, plotëso formularin, nënshkruaj këtu e këtu, kthehu nesër… E kishim pranuar si normale, ndërsa jo pak herë na e kishte bërë zili ndonjë mik i ardhur nga jashtë, me karta virtuale tip Revolut, gati për çdo pagesë me një klik.


Themi zili, sepse s'besonim se një gjë e tillë mund të ndodhte edhe në Shqipëri. Derisa një ditë na u shfaq lajmi: një kartë virtuale, një bankë që s'të thërriste më në sportel, por të vinte vetë në telefon. 

Ne si redaksi e shkarkuam aplikacionin e Jet Bank, pa shumë pritshmëri. Por jo. Next pas next-i, llogaria hapej me të gjitha shërbimet gati. Në pak minuta merr kartën virtuale Mastercard, paguan me Apple Pay, pa asnjë komision. Një klik, një identifikim, një firmë online. Pa sportele, pa radhë, pa drama, pa filma me metrazh të gjatë.

Një app që të heq një odise nga jeta jote. Të lejon të udhëtosh me bankën në xhep dhe të kthehesh në shtëpi i qetë, jo si Odisea i Homerit, që kapërceu përbindësha e dete të trazuara. Teknologjia sot mund t'i vërë fre përbindëshit tonë më të madh: kohës që na e humbasin kot.