Arsyeja pse VIP-at mbajnë gjithmonë syze…

(Çuditërisht e gjejmë në instagram)


Nga Livia Myftari

Pse të gjithë VIP-at mbajnë syze? E thjeshtë fare dhe për ta kuptuar më mirë, shembullin po jua japim nëpërmjet të famshmit Instagram.

Nuk ka foto mjaftueshëm të bukur sa për t’u postuar në instagram pa filtër siç dhe nuk ka diell pranvere, vjeshte, dimri që durohet dot në këtë qytet pa një palë syze. Më thoni pak sa prej jush ka në 102454 fotot e veta, pa filtër dhe sa me? Eh lëreni, mos ju fusni fare llogarisë, por zgjidhni cilën keni të preferuar dhe në nuancat e tij merrni më pas edhe një palë syze. Jo më kot hashtagu që na bën më krenar është #nofilter, doemos, e përdorim kaq rrallë. 

E njëjta gjë pak a shumë ndodh edhe në realitet, ku si në foto, imazhi që na shfaqet bëhet edhe më i bukur nën reflekset dhe filtrat e dhëna nga xhami cilësor i syzeve diellore. Dhe këtë gjë VIP-at e kanë kuptuar prej kohësh. Gjejnë një dyqan me brand-et më cilësore dhe më “in” të momentit dhe furnizohen nga aty për çdo dalje të tyren publike, qoftë kjo kur janë pa make up apo edhe kur e kanë thjesht si aksesor qe iu plotëson look-un. Po ne ku ta gjejmë një dyqan të tillë, me syze VIP-ash por me çmime “populli”? E thjeshtë fare edhe kjo…

Italoptik i gjejmë të gjitha, duke nisur nga adhurueset e vintage, të xhamave ombre dyngjyrësh, apo të famshmet cateye në tonalitetet e paletës instagram njësoj si filtrat lark, claredon apo crema.

Për të kaluar më pas te inkwell,willow apo moon, për enigmatiket, transgresivet dhe misteriozet ku imazhi ju vjen më bukur pas xhamit të zi, njësoj si syzet emblemë Porche. E thotë edhe kënga, pas xhamit të një Porche-i të gjithë na duken super star apo jo!

Dhe për ta mbyllur të preferuarat e mia, syzet alla filter Ludwig për njerëzit solar me ngjyra dhe optimistë që jetën e shohin më bukur nën optikën e syzeve  rounded oversized pasqyrë që dielli të ndrisë si poç në të dy sytë e tyre. Dhe gjejeni pak, ky model prodhohet EKSKUZIVISHT vetëm për këtë dyqan! Epo dreqi e mori, te ndihemi dhe ne njëherë paksa VIP… 

Eh pra, ja ku i keni, merrini, provojini, zgjidhni të preferuarat dhe bëjini tuajat se edhe andej nga blloku nuk para "gjuhet" rehat pa një palë syze, e jo më pastaj të bësh “stalking”. Ah, se për pak harrova, gjeni gjithashtu dhe syze optike për të gjithë ju që ju nevojiten të tilla, edhe pse ne shqiptarët këtë pjesë nuk e kemi  pasur dhe aq traditë, por kur duhen duhen dhe më mirë me syze sesa me shkop. Besojini vizionit italian, të paktën këtu optika e tyre është më e mirë. E che ci possiamo fare?! 

Ja pra ku na u zgjidh dhe misteri i syzeve, na qekan si filtrat e instagramit për të zbukuruar realitetin…! Eh VIP-at sa shumë gjëra që dinë…