Ju duhen 5 fustane për 5 raste të ndryshme? Ne ju sugjerojmë të drejtoheni këtu…

Një magji për fustan.


Nga Livia Myftari

U lodhët duke kërkuar fustanet që ju duhen sa aty-këtu? U lodhët duke ardhur vërdallë për të gjetur të duhurin për eventin e duhur? Ne ju vijmë në ndihmë me një zgjidhje, dhe është aq e thjeshtëzuar, aq e mirëmenduar, sa do të na falënderoni për atë që po jua sjellim kaq afër…Është vërtet shumë afër, në zemër të kryeqytetit, çdo ditë përpara syve tanë.

Na lejoni t’ju themi se është magji më vete të jesh në mes të atij universi fustanesh të mrekullueshme, mes një shumëllojshmërie për të gjitha shijet, për të gjitha moshat dhe për të gjitha rastet.

Nëse keni një princeshë të vogël në kërkim të një fustani ceremonial, ne ju vijmë në ndihmë duke ju prezantuar linjën “Class Petite”. Kjo linjë është krijuar për të sjellë pranë jush fustane ceremoniale për vajzat që dëshirojnë të përmbushin ëndrrën për një fustan magjik. Gjithashtu, merrni në konsideratë që këto fustane mund të vijnë edhe të personalizuar, sipas dëshirës suaj.

 

Nuk mbarojmë këtu, sepse edhe momentet më speciale të një vajze shkojnë edhe më tej, e ku tjetër?! Pikërisht në mbrëmjen e maturës! Na thoni tani, sa prej jush nuk e kanë pritur me padurim këtë event? Sa prej jush nuk kanë thurur ëndrra për fustanin dhe grimin e asaj nate? Jua themi ne, asnjëra, sepse të gjitha kemi dashur që në vend të një fustani, të vishnim një magji, një kujtim të bukur për ta mbajtur gjithmonë në kujtesë. Edhe për këtë, kemi në dispozicionin tonë “Class prom”, një linjë e krijuar enkas për t’ju plotësuar “tekën” tuaj të radhës. Ejani të shihni se çfarë fustanesh fantastike janë të ekspozuara në showroom…

 

Por jo, nuk do e mbyllim këtu, sigurisht që jo, sepse edhe ju nuk i mbyllni ketu çastet më të bukura të jetës tuaj. Dhe këto që vijnë tani janë vërtet më të bukurit. Që të bindeni, na lexoni deri në fund.

Nëse e keni zgjedhur “princin e kaltër”, ne ju sugjerojmë që përrallën tuaj ta bëni realitet duke zgjedhur “Class wedding dress”…Një fustan që të çon drejt “gruas” duke mbetur ende vajzë. Firmat më të njohura të fustaneve të nuserisë si Rosa Clara, Aire Barcelona, Jenny Packham, e shumë të tjera i gjeni pikërisht atje, duke ju pritur që të ndriçoni. Ah, edhe një gjë, mos harroni të sillni edhe mamate për të gjetur veshjen e përshtatshme për ceremoninë tuaj madhështore: “Class” ka menduar edhe për ato.