

5 kremrat bio që do t'ju duhen këtë verë për një lëkurë super të hidratuar
Ja se ku mund t'i gjeni...
Nga Ina Haxhiaj
Njihuni me Comfort Zone nga sot e në vazhdim zonën tuaj të komfortit, një emër i përveçëm, jo si gjithë të tjerët që ofron kënaqësi, relaks, zgjidhje dhe shumë mirësi. Ajo çka më bëri përshtypje që në fillim ishte serioziteti dhe profesionalizmi me të cilin "vishet" ky emër. Një brand italian, me produkte vetëm natyrale dhe me një qasje ndaj klientit si të ishte një klinikë quasi-mjekësore, ku të drejton drejt një stili jete më të mirë . Që këtu e kupton sesa shumë e do Comfort Zone jo vetëm lëkurën, por mbi të gjitha, njeriun, natyrën, jetën.
Si një oaz relaksi, salloni i New look Tina, gjendur në rrugën Myslym Shyri, pranë Grepit të Artë, mbushur plot me produktet e "comfort-it" të mirëpret që në hapin tënd të parë, me aromën e mirë, muzikën e bukur, njerëzit e sjellshëm dhe sigurisht vet atë, entuziaste dhe super energjike për të të treguar deri në detaj çdo kënd e çdo cep të sallonit “comfort”.
Është shumë krenare që është Comfort Zone dhe me të drejtë. Pas disa ditësh, e tillë do të isha dhe unë. Por pasi t’ju them se çfarë është, ku ndodhet, pse Comfort Zone, dhe ç'hyn në një sallon SPA-je, një recetë gatimi me siguri të tillë do të jeni dhe ju. Përgjigja është shumë e thjeshtë, dhe për t’ua ilustruar po ju prezantoj me linjën e hidratimit të Comfort Zone, HYDRAMEMORY.
Sepse uji është jetë, apo jo?! Kjo linjë e krijuar nga shkenctarët dhe dermatologët e firmës, pas studimeve të tëra periodike dhe disavjecare mbi lëkurën e njeriut ka arritur në një formulë me bazë ujin e cila shuan "etjen" e lëkurës njësoj si uji atë të njeriut. Nisur nga rëndësia e tij në trupin e njeriut dhe duke ditur se zë:
70% të trupit,
75% të muskujve,|
85% të trurit,
sigurisht që dhe lëkura, si pjesë e rëndësishme e saj, nuk mund të bënte përjashtim.
Edhe ajo njësoj si trupi, ka "etje"dhe epiderma, shtresa më e lartë e saj duhet të hidratohet deri në 20-35% ujë, që dehidratimi të mos shkaktojë zbehje, tharje, plakje të lëkurës apo dhe probleme të tjera më serioze. Një hidratim i përshtatshëm, nuk është kurrsesi luks, por detyrim që ne kemi ndaj vetes dhe ndaj shëndetit tonë.
Linja HYDRAMEMORY, është zgjidhja e propozuar nga Comfort Zone, një linjë 90% natyrale, pa silikon apo ngjyrues artificialë, e përbërë nga:
serumi, ( HYDRAMEMORY SERUM 30 ml )
kremi xhel, ( HYDRAMEMORY CREAM GEL, 60 ml )
kremi dopio hidratim ( HYDRAMEMORY CREAM, 60 ml )|
dhe maska me efekt të menjëhershëm. ( HYDRAMEMORY MASK, 60 ml )
Edhe vetë ngjyra e linjës përfaqëson atë të ujit duke të dhënë kështu ndjesinë e freskisë që me shikim. Një linjë me efekt hidratimi të dyfishtë duke rritur nivelin e ujit deri në 30% për një orë, e rekomandueshme për të gjitha moshat, e duke të dhënë një ndjesi freskie gjatë gjithë ditës. Mund të përdoret dhe natën dhe ka një aromë FAN-TA-STI-KE!
Do ta dashuroni këtë linjë ndoshta po aq saç dashuroni dhe veten tuaj. Nuk mund të jesh Comfort Zone po nuk pate respekt, dashuri dhe kujdes për veten, prandaj dhe kjo firmë kujdeset për lëkurën, por edhe për shëndetin tuaj njëkohësisht. Çdo linjë vjen e servirur së bashku me disa këshilla jete të tilla si konsumi më i madh i frutave dhe i ushqimeve me omega 3 duke sugjeruar gjithashtu dhe 2 receta gatimi për një hidratim sa më të mirë.
Mos e blini kremin tuaj pa kaluar më parë nga kuzhina, sepse salloni New look Tina, me të vërtetë është SPA por mbi të gjitha është Comfort Zone dhe në zonën tonë të komfortit ushqimi i shëndetshëm, si një prej elementëve më esencial për një jetë më të mirë, nuk përbën perjashtim! Por recetat nuk po j'ua themi ,ato do ti gjeni në sallon si dhuratë për çdo produkt të linjës Comfort Zone.