Ja një butik në Tiranë ku duhet ta drejtoni të dashurin tuaj për shopping

Street ose klasik, këtu çdokush mund ta gjejë veten

Ju e dini tashmë që nëse doni të visheni bukur, me stil dhe me veshje të firmosura nga designer-et më të dashur të momentit, stacioni i parë në të cilin ndaloni për të gjetur atë çfarë kërkoni, është padyshim “Delirium”…Jo vetëm për emrin e njohur të Armina Mevlanit që fshihet pas tij, por më tepër për ekskluzivitetin e brandeve më të pëlqyera të momentit që i gjejmë vetëm atje!

Nëse deri para pak kohësh, e frekuentonit këtë dyqan për çantat e veçanta Lulu Guinnes, Micheal Kors, Cavalli Class apo për gamën e gjërë të artikujve Wolford , tanimë ne po ju japim një arsye tjetër shumë të fortë për ta vizituar atë më shpesh se zakonisht! Kjo arsye e ka emrin Delirium men, një emër që shumë shpejt do t’ju kthehet në pike referimi kur t’ju duhet ti sugjeroni të dashurit të zemrës shoppingun per veshjet e sezonit.

Nga ana tjetër, nëse mendoni se garderoba e të dashurit tuaj është një çështje që nuk ju takon drejtpërdrejt, atëherë gaboheni…Gaboheni sepse jeni ju ato që do të dilni të nesërmen në xhiro me ta, dhe jeni po ju, ato që do të krenoheni teksa keni në krah një mashkull të veshur bukur.

Një t-shirt nga Versace collection, një këmishë Michael Kors apo një xhaketë Cavalli Class, do të ishin zgjedhja e duhur për të gjitha ditët e një mashkulli, që nga e hëna “e zyrës” e deri tek e shtuna e paradites së shkujdesur…Sigurisht që s’mund të harrojmë të famshmen “Saturday night”, për të cilin kemi gjithashtu një propozim, bluzën me printin apo logon ekstravagante nga Versace, shoqëruar me një xhup Paul&Shark Yachting që është gjithmonë “in”, për të gjithë djemtë.

Në listën e propozimeve të editorialit tonë, bën pjesë gjithashtu një linjë këpucësh franceze të cilën e gjeni ekskluzivisht në Delirium men!

Robert Clergerie është një linjë që simbolizon më së miri finesën franceze, dhe ne më në fund e kemi në Tiranë. Këpucët e kësaj linje kanë një stil avantgard që luan bukur me ngjyrat, dizajnin dhe përbërjen e materialeve që përdor në çdo koleksion, natyrisht duke ruajtur të paprekur cilësinë që karakterizon të gjithë krijimtarinë e tij. Koleksioni i vitit 2017 përbën një linjë këpucësh që është e frymëzuar nga aktiviteti 120 vjeçar i  Robert Clergerie, duke përzier elementët e trashëgimisë me tendencat e reja.

Që nga këpucët sportive, verore, moderne e deri tek ato klasike dhe serioze, të gjitha janë pjesë e koleksionit që mund të gjeni në një dyqan fare pranë jush, mjafton të merrni të dashurin dhe të drejtoheni në Delirium!