

Ja se ku në Tiranë mund të bëni blerje të zgjuara me 50-70% ulje
Me pak lekë dhe shumë shije…
Nga Ina Haxhiaj
Për mos të thënë të gjitha, po mundohemi të zgjedhim artikujt që vërtetë janë të domosdoshëm në garderobën e një femre, e që duhet të pasurohen dhe shtohen çdo sezon. Këshilla është shumë e thjeshtë: për mos të negociuar aspak me cilësinë por vetëm me çmimin, kur bëhet fjalë për çantën apo këpucët tuaja të preferuara blini në sezonin e uljeve te shkurt-marsit gjërat e dimrit, sepse çdo artikull vjen i skontuar me 50-70% dhe vendin se ku t'i gjeni ua themi ne.
Sassofono, një prej emrave më të dëgjuar në Tiranë dhe një prej dyqaneve më të hershëm në rrugen Ismail Qemali në zonën e ish Bllokut, me një gamë të gjerë artikujsh fashion, duke filluar nga çantat, këpucët, xhupet, aksesoret, shallët, e shumë të tjerë ofron një miksim stilesh dhe moshash ku të mund ta gjejmë të gjitha veten pjesë të sharmit dhe elegancës italiane që ky emër përfaqëson.
Ja çfarë propozojmë ne nga Sassofono për këtë ulje sezoni dhe ja se ku vërtetë do duhet të rifreskoni dhe ju garderobën tuaj.
Çizme glitter, me takë druri
Për darkat festive me miqtë mos vendosni highlighter, pasi këto çizme do të rrëmbejnë githë vëmendjen duke qenë pika që shkëlqen më shumë në gjithë look-un tuaj. Dhe për më tepër janë edhe me 50% ulje.
Çizme të zeza me takë me perçina deri te kyçet
Janë një “must” në garderobën e çdo femre që e konsideron veten Chic… Detaji i vetëm dhe i duhur që bën diferencën në look-un tuaj.
Çizme të gjata lëkure deri te gjuri, me motive Burberry
Që përditshmëria juaj të jetë plot ngjyra dhe stil.
Çizme të zeza deri te kyçet me detaje zinxhiri metalik
Janë aq të rehatshme dhe figurante njëkohësisht sa nuk do dini kur ti vishni më parë, ditëve të gjata të punës apo mbrëmjeve elegante për një look klasik dhe chic.
Çizme kamoshi trengjyrëshe me takë
Zgjedhja ideale për fashionistet dhe gjithë femrat “streetstyle” të kryeqytetit.
Çizme lëkure me takë metalike
Mos u fiksoni, mos iu bëni ‘save” por shkoni te Sassofono rruga Ismail Qemali në zonën e ish Bllokut, dhe bëjini menjëherë tuajat, sepse tashmë edhe këto mrekulli nuk i shpëtuan 50% të uljeve.
Çizme të zeza lëkure deri te kycet me detaj floral
E ndërsa të tjerat i adhurojnë në instagram ne i kemi këtu, në Sassofono me 50% ulje, “Made in Italy” dhe 100% lëkurë.
Këpucë me takë të trrashë floriri
Nëse doni diçka që të ngjajë sikur keni shpenzuar gjithë pasurinë tuaj për të atëherë këto këpucë me takë floriri duhet të jenë zgjedhja juaj.