

Vetëm nëpërmjet parfumit zbuloni sa ish-e ka pasur i dashuri juaj
Çudibërësi parfum…
Nga Ina Haxhiaj
Me siguri që nuk doni ta dini sesa ish-e ka pasur i dashuri juaj apo jo? Përkundrazi, ju jeni të lumtur që e keni në krah dhe e dini farë mirë se kureshtja për të kaluarën e tij cilado qoftë ajo nuk është tjetër veçse një veprim infantil, adoleshentesk i një njeriu të papjekur. Ok, të paktën këtë gjë duhet t’ia thonit vetes para se ta hapnit këtë shkrim, por edhe nëse nuk e bëni, mos u mërzisni, nuk jeni të vetmit, kështu po veprojnë të gjithë. Kjo për shkak sepse jemi tipa mesdhetarë, shqiptarë, apo thjesht xhelozë, nuk e dimë, ama që të gjithë po vdisni të lexoni përgjigjet, këtë e dimë me siguri. Ndoshta nuk ju ka shkuar kurrë mendja por sekreti për të zbuluar gjithë "misterin" e thënë më sipër është pikërisht, parfumi i tij.

Eau de Parfume 100 ml, dedikuar motrës së Napoleon Bonapartit.
Nëse ju e merrni të dashurin tuaj në shtëpinë e parfumeve, "Maison de Parfum" dhe mes një shumëllojshmërie fragrancash ai zgjedh shishen ne formë trofeu Or Intemporel nga Lalique, Roja dekoruar i gjithi me gurë Swarovski apo parfumin e luksit bërë nga sheiket per sheiket, Amouage Gold, dijeni se e keni punën pisk. Këto parfume janë pikërisht zgjedhjet e njerëzve egocentikë, me një sens të lartë protagonizmi, tejet koshientë për sharmin dhe joshjen e tyre, duke zgjedhur të jenë gjatë gjithë kohës dominantë dhe protagonistë. Gjithmonë kërkojnë më të mirën si në parfume ashtu dhe partnere, prandaj të shumta kanë qenë dhe femrat që kane lënë pas. Por më shumë sesa për të kaluarën kujdesuni më mirë që t'i mbani “nën kontroll “ për të ardhmen, pasi që janë të mirë më shumë seç duhet janë,por duhet të jenë të tillë jo për gjithë botën por vetëm për ju.

Një koleksion unik prej gjashtë fragrancash që tregon ndër shekuj rrugëtimin e shtëpisë së parfumeve "Lalique".

Parfume ekskluzive të shitura vetëm në dyqane luksi.

Honour woman dhe Honour man. Këto parfume i janë dedikuar histrorisë tragjike të Madame Butterfly.

Or Intemporel, si për femra ashtu dhe për meshkuj. Një aromë seduktive e ëmbël dhe djegëse në të njëjtën kohë.
Dhe kalojmë tek kategoria e dytë, aromat freskuese dhe Aqua të shtëpisë elite Maison de Francis Kurkdjian, një zgjedhje besnike dhe e përhershme e meshkujve sportivë me fizik të bukur dhe gjithmonë të kuruar. Dy gjëra nuk tradhëtojnë kurrë këta njerëz, femrën dhe skuadrën e zemrës, prandaj sado të ketë qenë numri i ish-ave të tyre në të kaluarën, nuk përbën aspak problem sepse gjëja që iu qendron rivale, ka qënë është dhe do të jetë vetëm futbolli.

Parfumi më i ri i shtëpisë pariziene të parfumeve Maison Francis Kurkdjian. Për një freski uji dhe qielli bashkuar në një shishe të vetme.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, kategoria e meshkujve që kanë si të vetmen zgjedhje ndjesinë e satenit Oud Satin Mood apo të preferuarin e princit të Dubait, të famshmin e të famshmëve Baccarat Rouge! Një aromë seduktive, mikluese, e ëmbël por dhe e fortë njëkohësisht për meshkujt intimë, me siguri në vetvete, që nuk kanë qëllim të vetin të tërheqin të tjerët por ama janë mëse koshientë se sa herë që kalojnë të gjithë i kthejne kokat pas.Sa kanë pasur të preferuarit e Baccaratit dhe Satin Moodi-it? E ç’rëndësi ka? Kur ke në krah një të tillë mashkull me fat je pikërisht ti.

Njw aromë e ëmbël nga lindja e mesme, që rrëshket mbi lëkurë njësoj si sateni mbi trup.

Parfumi më emblematik i gjithë shtëpisë Maison Francis Kurkdjian. Në aromë qw iu rizgjon ndjesitë dhe nxjerr në pah me delikatesë sharmin dhe sensualitetin tuaj.
Prandaj nëse doni të zbuloni dhe ju tipologjinë dhe të hidhni pak dritë nga e kaluara e të dashurit tuaj, bëni një vizitë nga "Maison de Parfum" rruga Abdyl Frashëri përballë Big Bite dhe Coin Center, hapur tashmë edhe në qendrën më të re Toptani Center. E ndërsa ai bën zgjedhjen e tij, bëjeni dhe ju tuajën, pasi Or Intemporel, Aqua Celestia, Amouage, Satin Mood dhe Baccarat Rouge janë parfume Unisex dhe rezultatet e testit vlejnë po njësoj, edhe për ju.