Sandalet me fruta, tendenca më e re e blogereve që po vjen pranë nesh

Një ananas në vend të këpucës


Nga Livia Myftari

Kishit parë ndonjëherë sandale me fruta përveçse në fotot e blogereve më të famshme?! Tashmë mund t’i keni edhe ju…Mjafton një xhiro në rrugën “Myslym Shyri” dhe aty do të gjeni një dyqan fantastik me trendet më të reja të sandaleve, ky vend quhet “Corona”… Një kurorë që vendoset në këmbë…

Por prisni se asgjë nuk përfundon këtu. Corona sjell ekskluzivitetin e markës Loriblu dhe jo vetëm, me një gamë modelesh fantastike me të cilat do të dashuroheni menjëherë. Editoriali ynë ju propozon një listë me këpucët më të bukura që mund të vishni në darka dhe në mbrëmje gala…

Sandale me fruta
Nëse nuk keni parë ndonjëherë sandale të tilla, ne po iu sjellim përpara syve Loriblu Bijoux, një sandale sa e veçantë aq edhe e bukur, e kombinuar në mënyrë perfekte me çantën me po të njëjtat detaje. Një këpucë tejet e rehatshme dhe e kombinueshme me çdo veshje
Sandale me gurë me ngjyra
Loriblu Biojoux gjithashtu sjell sandale tipike për mbremje dhe për darka, të përshtatura me të gjitha llojet e fustaneve për një prezantim dinjitoz…Mendoni se një takë kaq e lartë nuk është e rehatshme? Ne ju sugjerojmë vetëm t’i provoni dhe më pas këto sandale do të kthehen në të preferuarat tuaja
Këpucë me majë të hollë në ngjyra të ndryshme
Class editorial ju ofron jo një, por katër ngjyra nga ky model…Një paletë ngjyrash interesante që mund të gjejnë kombinim që nga paraditja e zyrës e deri tek mbrëmja e së shtunës. Një realizim perfekt i Chantal, një markë që gjithashtu ia ka dhënë ekskluzivitetin dyqanit “Corona” në rrugën “Myslym Shyri”.
Këpucë serioze Chantal
Për një përfaqësim dinjitoz duhet të zgjidhni patjetër Chantal…Këpuca e zezë e lëkurës me gurë është ideale për çdo moshë pasi ofrohet edhe në variantin me xixa që mund të jetë shumë e bukur dhe për mosha më të reja.
Sandale me takë glittery
The Seller është gjithashtu një markë që mund ta gjeni lehtësisht në Corona Tiranë. Sandalet me takën me xixë janë të përshtatura me tendencën e fundit të këpucëve dhe janë super të rehatshme për këmbët tuaja.