Ja përse vajzat çmenden për këto lloj fustanesh nusërie

Class në vetvete…


Nga Livia Myftari

Sigurisht që pasi të shihni këto foto, nuk do të çmendeni vetëm për fustanet por edhe për Tiranën e bukur në kohën me shi! A nuk ju duket e mrekullueshme në këto foto? Në një set fotografik nën objektivin e profesionistit Endrit Mërtiri, bukuroshet e veshura me Class na treguan gjithashtu vlerat e kryeqytetit tonë metropolitan…Makeup-i i realizuar nga skuadra e Class Makeup gjithashtu është një vlerë e shtuar e këtij seti të mrekullueshëm fotografik! Erjona Majtara dhe Monaliza Kasaj kanë theksuar tiparet e bukura të modeleve profesioniste (Dorina Gegiçi dhe Oriola Marashi) duke i dhënë atyre look-un më perfekt, që përshtatet bukur me klasin e fustaneve dhe “zhurmën” e rrugëve të Tiranës…

Street style, por të veshura si nuse, kësaj radhe modelet pozuan në rrugët e Tiranës duke na sjellë katalogun më interesant të fustaneve të nusërisë. Të guximshme, por edhe fine dhe elegante fustanet e dizenjuara nga Rezarta Skifteri ekskluzivisht për sallonin Class by AV, janë fustanet që çdo vajzë do të donte ta shihte veten! Sepse nuk vesh thjesht një fustan, njëkohësisht vesh një magji, një ëndërr të ushqyer që në fëmijëri. Gjithashtu, për herë të parë, falë sallonit CLASS ju do të mund ta “dizenjoni” vetë fustanin tuaj me detajet që gjithmonë keni ëndërruar ti keni në të, duke krijuar shansin ta ruani atë si një ndër kujtimet më të bukura të jetës suaj…Së shpejti, Class do të ofrojë mundësinë e bërjes së fustaneve të nusërisë me porosi, një mundësi e artë për të gjitha vajzat që duan të kenë një fustan unik për dasmën e tyre!

Totalisht mbresëlënëse, këto fustane të kujtojnë patjetër formatet ndërkombëtare të fustaneve të nusërisë dhe nuk ka sesi të mos kthehen në “fiksmin” e radhës të çdo vajze që dëshiron një dasmë ndryshe, moderne dhe elegante. 

Nëse keni ndarë datën e dasmës dhe tani po shikoni për të zgjedhur detajet e tjera, editoriali ynë jua lehtëson punën duke ju dhënë disa sugjerime interesante në lidhje me “detajin” më magjik të një nuseje, fustanin e bardhë (që jo domosdoshmërisht është i bardhë).

Nëse jeni lodhur sa aty- këtu për ta gjetur, ne ju sugjerojmë një vend ku çdo vajzë e gjen veten më së miri dhe gjithashtu çdo vajzë ka një fustan të preferuar! Nëse i preferuari juaj është sexy, provokues dhe modern jeni absolutisht në vendin e duhur…Nëse preferoni fustanet elegante, fine e të thjeshta, gjithashtu do të gjeni atë çfarë kërkoni dhe sigurisht nëse adhuroni stilin e princeshave dhe nuseve tradicionale, Class ju vjen në ndihmë me koleksionet e fundit të 13 markave më të famshme ndërkomëbtare! Bëhet fjalë për vendin më magjik në Tiranë, aty ku fustanet flasin veçse në gjuhën e CLASS-it…

Aire Barcelona
Fustanin "princess" mund ta gjeni ekskluzivisht në showroom-in CLASS AV… Gjithashtu në sallon mund të gjeni edhe fustanet e koleksionit të ri 2017 të Aire Barcelona.
Jenny Packham
Magjik si në pasarela, fustani Jenny Packham duket njësoj i bukur edhe në street-style. Klas në çdo detaj, ky fustan është përkufizimi i elegancës...
Rezarta Skifteri
Linja më e re ekskluzive e Rezarta Skifterit për CLASS AV është mbresëlënëse...Detajet e qëndisura me profesionalizëm, e bëjnë këtë fustan ndryshe nga të tjerët duke na prezantuar elegancën e vërtetë...
Rezarta Skifteri
Ky fustan provon se puna e dorës është gjithmonë bashkëkohore dhe sigurisht që përbën vlerë për atë që e vesh…I jashtëzakonshëm, me detaje të llojeve të ndryshme, fustani i dizenjuar nga Rezarta Skifteri, ekskluzivisht për CLASS është ëndrra e çdo vajze…

Në këtë katalog nuk munguan gjithashtu xhirimet e kryera me mjeshtëri nga Elis Kruja, profesionisti që ka kapur çdo detaj të bukur të: tipareve të modeleve, të fustanve të magjishme dhe gjithashtu të Tiranëë sonë të bukur…