

Njihuni me VIP-en më të re në kryeqytet
Një emër i paharruar…
Nga Ina Haxhiaj
Nuk ka rëndësi se si quhesh, kush je apo se çfarë kontributi ke dhënë në shoqëri për t'u futur në kategorinë VIP të “Very Important People”. Dhe aq më pak të na tregosh ndonjë talent të fshehur, veprimtari ekstreme apo histori skenaresh Oscar-i që ne të te atribuojmë këtë titull. Sepse nga sot gjithçka është shumë më e thjeshtëzuar dhe mjafton që ti të jesh e veshur mirë për t'u ndier një e tillë. E nëse do të na pyesnit se si dhe ju të mund të jeni të tilla edhe pse keni një profil privat në jetën tuaj ne ju themi vetëm një emër: Sassofono!
Makineria e vetme në kryeqytet që gjeneron ikona për këdo që futet normal në dyert e tij e që del më pas një VIP i vërtetë. Provoni dhe ju të shkoni në hyrje të bllokut në rrugën Ismail Qemali për të vizituar nga afër këtë "galeri arti", me veshjet më trend të momentit plot sharm dhe hijeshi, frymëzuar nga emrat më ikonikë të modës, me një çmim të përballueshëm nga të gjithë ne dhe me një cilësi të pakompromistë. Për mos t'u humbur janë propozimet e koleksionit të ri, i cili sjell në Tiranë veshje inspiruar nga të famshmit D&G, Gucci, Chanel, Cavalli etj, të cilat vetëm me shikim të katapultojnë në rrugët më të famshme të modes në botë e jo më t'i provosh mbi trup e t'i bësh të tuat. Edhe pse zgjedhja ishte e vështirë ne arritëm t'i gjenim kombinimet tona të preferuara. Shikoni dhe ju cilat janë propozimet e editorialit tonë këtë muaj për të qenë në rrugët e Tiranës njësoj si në LA, në të famshmen "Walk of Fame".

Perfekt për ditët e ngrohta pranverore. I lehtë, i freskët dhe shumë stil.

Do të habiteshit po t'ju thonim se edhe pse me takë janë super të rehatshme?!

Një veshje casual sa e thjeshtë aq edhe moderne dhe "in".

E dimë, do thoni është vapë nuk mund të vishen tani, por me 70% ulje, 100% lëkurë dhe me këtë design mund t'i gjeni VETËM tani...

Një opsion i mirë për të gjitha ju që, edhe pse punoni në zyra, me çështjet e stilit nuk bëni kompromis.

Komode, të bukura, "in". Lehtësisht të kombinueshme me çdo veshje.

Sa i thjeshtë ditëve kombinuar me atlete dhe pupa aq dhe ekstravagant darkave,me detaje gurë swarovski.

Të gjithë i kanë një palë të tilla. Po ju ende nuk i keni blerë tuajat ?!

A nuk ju kujton dhe ju plazhin ky fustan? Zgjedhja ideale për të kaluar plot sharm dhe elegancë mbrëmjet e bukura verore.

Një look "all black", chic dhe rock njëkohësisht, për të qenë mes të tjerash ajo që pa rënë në sy bie më së shumti në sy. Ndonjë koncert rroku së afërmi?

Elementi i duhur për t'i shtuar pak "zhurmë" look-ut tuaj.