10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë

Një fustan që do të mbahet mend gjithmonë…

Nga Class 15 April 2017

10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë

Meqënëse tashmë po afron sezoni i maturës, me siguri që mendja juaj ka nisur të mendojë për modelin, copën dhe stilisten që do t’ia besoni fustanin tuaj të ëndrrave! E nëse dëgjoni shoqet që ju thonë se fustanin e kanë blerë të gatshëm, ju duket aq e çuditshme sa thoni me veten tuaj : “Si ka mundësi që nuk duan që fustani i tyre të jetë i personalizuar, vetëm për to…”. Sepse vetë  e dini se fustani juaj është ai që do t’ju përfaqësojë atë mbrëmje dhe sigurisht që ai duhet të shprehë sa më shumë nga ekspresiviteti që ju karakterizon ju, ndryshe nga çdo njeri tjetër.

Edhe pse e keni vendosur që fustanin tuaj ta keni të personalizuar, e ndërkohë keni gjetur dhe personin që do ta stilojë atë, jeni në dilemë për copën, motivin, ngjyrën apo aplikën që do të përdorni… Frymëzoheni shumë nga personazhet e televizionit, por a ka një vend në të cilin mund të gjeni copa si të fustaneve të personazheve që ju pëlqeni më shumë?!

Ne ju themi që po, dhe sigurisht që do t’ju drejtojmë në një vend ku do të mund të gjeni  copat që ju keni ëndërruar për fustanin e mbrëmjes së maturës…

Dimal (Facebook) është vendi ku duhet të shkoni për të zgjedhur copën më të përshtatshme për fustanin tuaj, aty mund të gjeni një copë me xixa apo me temina që do të reflektonte më së miri me dritat e ambientit në të cilin do të organizohet mbrëmja juaj, pse jo edhe një copë 3D, me lule apo thekë të qëndisura që janë të përshtatshme me tendencat më të fundit të fustaneve në këtë sezon! Editoriali i revistës Class ju prezanton me 10 sugjerimet për copat dhe modelet që do t’ju duhen në mbrëmjen tuaj…

10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë tyl me dizenjo me temina të florinjta
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë tyl me qëndisje me ngjyra (Organcë)
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Tyl me qëndisje të bardha
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë me temina në ngjyra të ndryshme
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë me dizenjo me xixa
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë tyl me lule të qëndisura 3D në tre ngjyra
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë tyl me qëndisje me ngjyra (Organcë)
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë tyl e kuqe me rruaza të qëndisura
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë e verdhë me aplika të qëndisura
10 modele fustanesh mature që të shkëlqeni atë natë
Copë me thekë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon