Jo 30 dhe as 50 por plot 70% ulje në dyqanin më stil të Tiranës

Ulje ulje ulje


Nga Ina Haxhiaj

 
Nuk na e merrte kurrë mendja se diçka e tillë do të mund të ndodhte një ditë e se veshjet e klasit të parë, të stilistëve më në zë të modës, me një pjesëmarrje të pervitshme nëpër fashion show, mund të blihen në vendin tonë me çmime fare qesharake, të lira e përgjysmuara si të ishin outlet. Por ja që ndodhi dhe një dyqan i tillë i ri, ku të gjithë ne e lidhim me shtrenjtësine dhe të pamundurën në Tiranë, vjen në qendrën tregtare Teg, me përmasa gjigande dhe koleksione fantastike nën emrin e shumëdëgjuar Delirium! 
 

A nuk ishim pikërisht ne që thonim se në këtë dyqan shtrenjtësia shkon në stratosferë dhe gjërat që na propozohen janë siguirisht të bukura por të paarritshme nga një shtrese e mesme?

 
A nuk ishim ne që i adhuronim veshjet dhe çantat Michael Kors, Lulu Guinness, fustanet sensuale te Diane von Furstenberg por përtej like-ut të artikujve në Instagram nuk merrnim kurrë guximin për ta vizituar dyqanin?
 
 
“Ndonjëherë më mirë syri sesa nami” thotë shprehja dhe vërtet që këtë dyqan nami i të qenit "i shtrenjtë" e bëri tejet të paragjykuar. Por sot i themi STOP paragjykimeve pasi tashmë ka ardhur momenti të ndryshojmë ide.
 

Pikërisht ky dyqan i ri, Delirium në Teg, do t’ju heqë dhe justifikimin e fundit tuajin për mos t’i pasur këto veshje dhe aksesorë, pasi ndërsa deri më parë ishin të shtrenjta, tanimë ato jane bërë më të lira edhe seç duhet.

 
 
I gjithë koleksioni i veshjeve të Diane von Furstenberg ka shkuar me 70% ulje dhe mirëpret zonjat e të gjitha shtresave ekonimke për ti provuar.
 
 

Të gjitha kepucët Semilla me design unik, 100% lëkurë kanë shkuar gjithashtu me ulje 70% për të na dhënë  komfort, rehati por njëkohësisht dhe shumë kursime.

 

Nje linjë e tërë Cavalli, nuk pranon të ndahet nga shoqet por vjen dhe ajo me -70%, duke na ofruar nën emrin e famshëm të modës, fustanet, këmishat e satenit, pantallonat, xhaketat e shume artikuj të tjerë të së njëjtës cilësi.

Nëse ende po mendoni se është e gjitha një gënjeshtër, ose në mos e tillë një ekzagjerim, ju ftojmë t’iu hidhni një sy artikujve të përzgjedhur nga editoriali jonë dhe të bëni pas tij një vizitë vetë në dyqanin e ri, për të kuptuar se deri më sot, nuk kemi parë drejt realitetin por kemi jetuar në paragjykim. Këtu thuajse cdo gjë është nën 100€ dhe të blesh brand-et më të mëdha të modës me këtë çmim është vërtetë një çmenduri!

Por fundja jo më kot është Delirium dhe realitetin ky dyqan e sfidon çdo ditë me magjinë dhe forcën e dëshirave të tij…