

Ja luksi që fshihet pas qimeve të patës, tashmë edhe në Tiranë
Parfume dhe jo vetëm
Nga Livia Myftari

Jetojmë në Shqipëri dhe sigurisht që nuk na ndodh shpesh të dëgjojmë apo të shohim objekte luksi të ndërtuara imtësisht deri në detajin më të vogël, si të ishim në Francë… Por fakti që kjo gjë ndodh rrallë, nuk do të thotë se nuk ndodh asnjëherë sepse si në çdo rast, kemi edhe përjashtime dhe përjashtimi në vendin tonë është pikërisht ai, Maison de Perfumes!
Tashmë të gjithë kemi dëgjuar të flitet për këtë shtëpi tipike franceze, e cila mirëpret me hijeshinë e saj çdo markë “alta classe” të parfumeve dhe jo vetëm…
Sëfundmi, në Maison gjejmë gjithashtu një ndër markat më të famshme në Francë, një emër të shkëlqyer në fushën e makeup-it që ka një histori shumë të gjatë dhe të suksesshme! E kemi fjalën për “Caron”, firmën franceze që i ka fillesat që përpara se vetë shtëpia Chanel të ekzistonte, duke krijuar kështu një eksperiencë të gjërë në prodhimin e pudrave të fytyrës e të trupit, të nuancave të errëta, “light” apo edhe me xixa për një lëkurë që shkëlqen por që gjithashtu vjen erë të mirë. E këshillueshme për t’u vendosur mbi fondatinë, pudra Caron i jep lëkurës tuaj mundësinë për ta mbajtur makeup-in të freskët gjatë gjithë ditës…
E nëse mendoni se magjia e kësaj marke fshihet vetëm tek përbërja e pudrës, ne ju sugjerojmë të prisni sepse pjesa më interesante ende nuk ka ardhur, magjia e vërtetë e saj fshihet tek furça që vjen e ndërtuar në mënyrë fantastike nga qimet e patës, të buta e përkëdhelëse…
Por jo vetëm kaq, arsenalit të vërtetë të objekteve të luksit nuk i mungojnë gjithashtu seti i furçave të makeup-it me përbërjen e floririt, apo seti i shisheve dekorative të punuara me dorë e të derdhura në flori… Nga ana tjetër kemi shishet e parfumeve, që në këtë emër vijnë të ndërtuara me gurë të çmuar, duke u shndërruar në objektet me vlerën më të madhe brenda çantës tuaj, të gjitha për t’u admiruar, të gjitha të aksesueshme shumë pranë nesh!
E ndërsa adresën e dini, ne po ju rikujtojmë vetëm shtëpinë më të re luksoze të Maison de Perfumes pranë qendrës Toptani, në të cilën do të gjeni të gjitha produktet Caron, bashkangjitur këtu edhe linjën fantastike të parfumeve për meshkuj…Është kaq e thjeshtë të dashurohesh me to…
Për më tepër informacion klikon këtu