Nëse keni prerë biletën për Milano, Paris, Evropë këtë verë, anulojeni menjëherë

Dashuri kafkash


Nga Ina Haxhiaj

 
Cfarë mos të duash nga Philipp Plein?! Emri i fashion show-ve legjendarë, luksit, rebelizmit, ektravagancës, kafkës. Asgjë e zakonshme nuk është pjesë e këtij emri dallues dhe atipik në fushën e modës sepse ashtu sikurse thotë dhe vetë ai, designer-i “ Cdo gjë e zakonshme është e mërzitshme”.
 
 
Prandaj dhe ky brand është ekskluzivisht dhe vetëm për njerëzit që dijnë të bëjnë qejf. Për njerëzit që guxojnë, që nuk kanë lindur për të qenë pjesë e turmës dhe aq më pak të jetojnë një jetë monotone, pa ngjyra, pa adrenalinë, pa fantazi. “Kur mora vesh tarifën që duhej të paguaje për të qenë pjesë e një jave mode thash, dreq, qenka shumë e lartë. Nëse më duhet t’i shpenzoj këto para, të paktën të jetë si një party, ku të gjithë të kënaqen.”
 
 
Dhe ja pse shfaqjet e tij janë ndër më të adhuruarat në javët e modës. Rrepista si Snoop Dog që këndojnë në të, të ftuar VIP në front row si Paris Hilton, modele trasgresive me fytyra të mbuluara, hedhës zjarri, flakadanë, kamiona floriri, njerëz që hidhen dhe ecin mbi ndërtesa, fantazi e shfrenuar e një filmi hollivudian bërë në këtë shfaqje i gjithi realitet.
 
 
 
Asgjë të parashikueshme nuk ka ky brand, prandaj dhe jemi të sigurt se koleksionin e ri pranverë/verë 2017 të Philipp Plein ku dhe simboli i tij kafka tashmë vjen 3D, nuk u jua ka marrë aspak mendja. Dhe jo, nuk ka nevojë të prisni biletën për Romë, Milano, Londër, New York, Paris nëse iu pëlqen diçka dhe doni ta bëni tuajën sepse tashmë Philipp Plein është më në fund edhe në shtëpizën tonë të vogël quajtur Shqipëri!
 
St Joseph është i vetmi dyqan me të drejtën ekskluzive për të tregtuar Philipp Plein në Shqipëri, prandaj nëse doni dhe ju t'i pwrkisni botës së "cmendurisë" drejtohuni vetëm këtu.

Hidhini një sy koleksionit të ri dhe na thoni nëse dhe ju, njësoj si ne, po  e adhuroni kafkën çdo ditë e më shumë, e ndoshta ndoshta edhe më shumë se vetë fytyra…

 
 


 
 

 


 
 
Adresën e gjeni në St Joseph Instagram, rruga Ibrahim Rugova, ish-Bllok, Tiranë.