Nëse keni një lëkurë të ndjeshme ky është kremi që duhet të përdorni


Nga Ina Haxhiaj

Po vjen vera dhe së bashku me të edhe dëshira për të pasur një lëkurë perfekte. Pa shenja, njolla, të pastër e të lëmuar si të ishte një lëkurë bebeje. E ndërsa të gjithë mendojmë se një lëkurë e tillë, edhe kur është vetë e shëndetshme kërkon shumë përkujdesje dhe shifra të mëdha shpenzimesh, aq më shumë shtohet kostoja nëse në të kemi akne e probleme. Por realiteti qëndron tërësisht ndryshe dhe ne ju themi se në të dyja rastet perceptimi që kemi është tejet i gabuar. Mjafton të përdorni produktet e duhura që vijnë si rrjedhojë e një studimi dhe kërkimi të mirëfilltë mjekësor për lëkurën, llojet dhe problemet e saj dhe do ta shihni se në të vërtetë shkëlqimi aq i shumë i dëshiruar nga të gjitha ne, është fare i mundur.

Problemi më frekuent i stinës që po lemë pas është në të vërtetë problemi i të gjithëve. Dhe nëse ke një lëkurë të ndjeshme, eh jo, nuk je i vetmi. Studimet tregojnë se një numër në rritje njerëzish kanë lëkurë të ndjeshme, duke shfaqur simptomat e skuqjes, pickimit, nxehtësisë, “tërheqjes” së lëkurës dhe duke krijuar kështu një ndjesi të përgjithsme bezdisjeje. Prandaj nëse ju bezdis era ose i ngrohti, ju shkakton alergji çdo lloj arome apo lule e pranverës atëherë edhe lëkura juaj kategorizohet tek e ndjeshmja duke ju bërë kështu edhe ju pjesë e mbi 50% të popullsisë që ndan këtë shqetësim.

Por si ta zgjidhim këtë problem e ndërkohë të ushqejmë edhe lëkurën pa pasur nevojën e blerjes së një kremi tjetër dhe kostove të tjera ekstra? Zgjidhja është REMEDY!

Zgjidhja profesionale për të zbutur dhe pasuruar lëkurën e predispozuar drejt skuqjes dhe irritimit.

REMEDY është linja më e re e Comfort Zone, firmës italiane të prodhimit të produkteve kozmetike, me mbi 80% të përbërsësve të saj natyralë dhe me një kërkim shkencor dhjetëravjeçarë në fushën e mirëqënies, lëkurës dhe bukurisë.

Kjo linjë, e lançuar vetëm së fundmi në tregun ndërkombëtar përfshirë edhe Shqipërinë përmban një gamë të plotë produktesh për të trajtuar lëkurat e ndjeshme dhe për t’i shndërruar ato në më rezistente ndaj faktorëve irritues si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm.

Me mbi 90% përbërës natyralë të 5 produktet e kësaj linje janë, sa fantastikë në paraqitje, aq edhe unikalë në efektivitetin e përdorimit të tyre.

DEFENSE CREAM

60ml

 

Është kremi zbutës i linjës me veti ushqyese, pa aromë i cili përmban 92% të përbërësve të tij natyralë dhe është i përshtatshëm për kohët e ftohta ose lëkurat e thata ose tejet të thata.

CREAM

60 ml

 

E ndërsa ka të njëjtën përbërjë dhe efekt si kremi mbrojtës gjithashtu pa aromë, tejet kremoz, ky krem ndryshe nga i pari përdoret dhe është i përshtatshëm për kohët e ngrohta dhe me lagështirë dhe për lëkurat jo dhe aq të thata.

SERUM

30ml

Me një efekt përforcues të përshpejtuar Serumi REMEDY është ideal për t’u përdorur para kremit për të zvogëluar skuqjen dhe për të ushqyer lëkurën. Nuk ka aromë për të maksimizuar kësisoj efektin antiskuqje të linjës, pasi siç edhe dihet një ndër faktorët e irritimit të lëkurave të ndjeshme është pikërisht parfumi.

TONER

200ml

Toniku zbutës dhe rifreskues me plot 98% të përbërësve të tij natyral, është spray i duhur për ditët e ngrohta të verës dhe pranverës sa herë që ndieni se lëkura është e thatë dhe e tërhequr. Mund ta mbani në çantë gjatë gjithë kohës dhe mund ta aplikoni edhe mbi makeup duke i dhënë vetes, pa e prishur atë një ndjesi freskie.

CREAM TO OIL

150 ml

Pastrues fytyrë ultra delikat me një teksturë të tillë qe kthehet nga krem në vaj, për të pastruar në thellësi lëkurën nga papastëritë pa e dëmtuar aspak atë.

 

Sigurisht që për të arritur një efekt sa më të plotë, përdorimi i kësaj linje duhet të shoqërohet edhe me një stil jete të shëndetshme kombinuar me elementë të tjerë si mbrojtje e lartë me spf ndaj ekspozimit në diell, përdorimi i minimizuar i scrub-eve dhe detergjentëve me përqindje të lartë alkooli, konsumimi i ushqimeve me OMEGA 3 etj. Dhe të gjitha këto e një gamë të tërë produktesh nga Comfrot Zone vetëm në sallonin New Look Tina, i cili ndodhet në rrugën Myslym Shyri pranë Grepit të Artë. E gjeni gjithashtu edhe në istangram: newlooktina_albania