

Çantat 'must' që ju duhen këtë verë erdhën në Tiranë
Love Moschino vjen pranë nesh
Nga Livia Myftari
Konsiderojeni të mbyllur kërkimin për çantën që ju duhet këtë verë dhe lejojini vetes përfshirjen në tripin që do t’ju prezantojë me koleksionet më të reja të firmave më të dashura për të gjitha vajzat! Duke filluar me Cavalli Class për vajzat më të rritura e duke vazhduar me Love Moschino-n e dashur për koketat dhe jo vetem, në butik Absolut, ka vend për shijet e të gjitha vajzave dhe sigurisht që është vendi që do të shuajë të gjitha “fiksimet” tona një e nga një. Në një prezantim që do t’ju lërë pa mend, ndiqni me vëmendje të gjitha sugjerimet që ne kemi dhe mendoni me vete se sa “in” do të dukeshit këtë verë me një çantë të tillë.
Më në fund, në qytet ka mbërritur koleksioni i çantave më të famshme në Instagram dhe ne jemi këtu për t’jua treguar! Nëse preferoni më tepër çantat “hands free”,“backpack” apo “tote”, të gjitha tendencat e stinës ndodhen shumë afër, pikërisht në zonën që ju frekuentoni më shumë, atë të ish-bllokut.
Një çantë e karamelizuar me rozën e ëmbël, që vjen gjithashtu edhe në ngjyra të tjera është e duhura për vajzat që pëlqejnë të vishen në një stil pop, sport dhe trendy duke miksuar ngjyrat e ndezura me modelet “candy” që Love Moschino dhuron me aq dashuri. Çantat “neoklasike” që mund të kombinohen aq bukur si me atlete ashtu edhe me taka të larta, janë gjithashtu ato që duhet të “përqafojmë” pa asnjë dyshim këtë verë pasi asgjë s’mund ta kushtëzojë më kreativitetin tone të shfrenuar!

Çanta e shpinës për të cilën po dëgjojmë e po shohim aq shumë kohët e fundit, tashmë vjen edhe nga ikona Love Moschino! Në një format të jashtëzakonshëm, me formë dhe ngjyrë “girly” kjo çantë mund të bëhet e jona pa u lodhur fare! E kemi kaq afër…

Një tjetër alternativë e çantave tipike që na kujtojnë shkollën, është edhe Love Moschino bardhë e zi, me gërmat e vendosura në mënyrë të çrregullt. Kjo çantë përshtatet më së miri me xhinset e grisura dhe tshirt-in që shkojnë aq bukur me ditët me diell në verë.

“Duart larte”, tashmë të gjithë do dorëzohemi përballë koleksionit fantastik Love Moschino pranverë-verë 2017! Çanta e kuqe mund të mbahet lehtësisht në krah ose rreth trupit duke na mundësuar lirshmërinë e duarve dhe duke na bërë njëkohsisht të dukemi trendy si për një paradite të zakonshme, ashtu edhe për darkat më të rëndësishme. E disponueshme edhe në ngjyra të tjera, këtë çantë do ta gjeni ekskluzivisht në butik Absolut!

Çanta “tote” që të gjithë e kemi aq praktike në përdorim, vjen gjithashtu me nota klasike që e bëjnë një “must” për gardërobën e çdo vajze! E përshtatshme fiks për përditshmërinë e zyrës, çanta e zezë Love Moschino mund të përdoret lehtësisht për të gjitha rastet duke na bërë të dukemi bukur e me shije.
Sigurisht që në një butik të mirëfilltë që është pikë referimi për të gjitha vajzat në kryeqytet, s’mund të mungojnë edhe firma të tjera prestigjoze si përshembull Cavalli Class! Me një koleksion të gjërë edhe të kësaj marke, butik Absolut na sjell pranë modelet më të reja të çantave të mbrëmjeve, të përditshmërisë dhe ato që i përkasin një kategorie vajzash që guxojnë në stil duke u dukur “ndryshe”.

Një karamele për çantë! Veçse ky epitet mund ti shkojë përshtat kësaj çante! Tashmë e dimë që të gjitha vajzat që duan të duken “pretty in pink” do të vrapojnë pas saj duke bërë kështu investimin më të mirë të gardërobës së tyre! Të jeni të bindura, me këtë çantë do të dukeni fantastike në mbrëmjet tuaja të veçanta…

Çantat me perçina që shkëlqejnë kanë qënë preferenca kryesore e aksesorëve për blogeret më të famshme këtë sezon! Me një model praktik dhe me shkëlqimin metalik, Cavalli Class që shohim në këtë foto është veçse CLASSS…E gjeni patjetër në butik Absolut!

Absolutisht zgjedhja e vajzave që duan të bien në sy! Nëse jeni pjesë e atyre që dëshironi ta tregoni blerjen që bëni, ju prezantojmë me çantën që do të “verbojë” sytë e të gjithë atyre që do t’ju shohin në rrugë! Me një ngjyrë dhe model që guxon, kjo çantë është patjetër tregues për stilin tuaj ekstravagant dhe “kundra rrymë”.
Kësaj here, këto ishin sugjerimet e editorialit tonë në lidhje me çantat! Butikun ideal për t’i gjetur ato e gjeni në ish-bllok pranë piceri “Era”. Ju premtojmë, nuk do zhgënjeheni…
Për më shumë artikuj, klikoni këtu.