

Sekreti i vajzave për t’i kaluar pengesat me sukses është pikërisht ky
Me këpucët e duhura…
Nga Livia Myftari
Çdo ditë është një sfidë dhe sigurisht që si e tillë, ka edhe pengesa të pamenduara që mund të dalin gatë ditës… Për ne vajzat në fakt, ndodh shpesh që të hasim pengesa të dimensioneve të ndryshme, por asnjëra nga ne nuk e ka gjetur ende sekretin për t'ia lehtësuar vetes kapërcimin e tyre… Sigurisht që ka një çelës edhe për këtë dhe, nëse e gjeni tani, do të thotë që keni shpëtuar përgjithmonë nga të gjitha të papriturat e pakëndëshme! Ju do të pyesni çfarë fshihet pas këtij sekreti e ne natyrisht që do t’ju japim një përgjigje…Bëhet fjalë për këpucët e duhura! E si të pengoheni nëse në këmbët tuaja keni veshur një këpucë plot stil e të rehatshme?! Dihet që pyetjet nuk mbarojnë këtu pasi ju do të vazhdoni të pyesni se ku mund t’i gjeni këpucët që i kanë këto karakteristika, e ne sërish e kemi një përgjigje! Në vendin e vetëm ku mund të gjejmë LoriBlu në Tiranë, te Corona, pranë rrugës Myslym Shyri…
Kur bëhet fjalë për këpucët që një femër duhet të veshë për të reflektuar siguri e pushtet, biem të gjithë dakord se ato duhet të jenë të një linje klasike, përgjithësisht në ngjyrë zezë por jo vetëm, duke mos përjashtuar të florinjtën që shëmbëllen klasiken në mënyrën më perfekte, e të kuqen fantastike të Marilyn Monroe…
Në editorialin e sotëm, ne do t’ju njohim veçanërisht me koleksionin më të ri nga firmat Loriblu, Chantal, The Seller, Giovanni Fabiani e Marino Fabiani, të gjitha klas në vetvete, të gjitha të përshtatshme për t’u veshur në të gjitha rastet… Sugjerimet për të qënë çdo ditë e armatosur me pushtet e finesë, i gjeni të listuara si më poshtë…

Këpucët e zeza janë “must” për çdo vajzë e grua dhe janë zgjidhja e vetme e çdo rasti kur jemi konfuze për kombinimin e rradhës…Të shoqëruara me gurët e çmuar që e zbukurojnë më shumë pamjen e tyre këpucët Chantal janë patjetër një ndër sugjerimet tona nga stacioni juaj i preferuar për blerjen e këpucëve, “Corona”…

Kush ka thënë që një femër duhet të veshë patjetër këpucë me takë për të qënë klas? Me këpucët e sheshta Giovanni Fabiani, ne provojmë absolutisht të kundërtën e mitit se nuk mund të dukesh klas nëse vishesh me “pupa”… A nuk janë të adhurueshme? Po të rehatshme? Fantastike vetëm në dyqanin “Corona” pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Në një stil trasgresiv por gjithashtu trendy, sandalet e zeza Chantal me takën ekstravagante janë pikërisht ato që na duhen për darkat e argëtimin e fundjavës.

Shkëlqmi i florinjtë është ai që na vjen në mendje i pari kur bëhet fjalë për look-un klasik e neoklasik, e një alternativë “gjetje” për këtë e kemi pikërisht në dyqanin “Corona”. Një këpucë me shumë stil e sugjeruar nga linja Chantal që tashmë është bërë pjesë e listës tuaj të blerjeve në qytet, s’mund të ishte më perfekte se kaq…

Xixa, xixa dhe vetëm XIXA! Xixat e florinjta që duken edhe më të bukura se këpucët e kukullave janë të vërteta dhe mund të bëhen tuajat me një çmim shume të mirë vetëm në “Corona” pranë rrugës “Myslym Shyri”. Si ju duken? A nuk bëjnë një “BIG COMBO” me një little black dress

Jo rastësisht linja e këpucëve “Chantal” ka “pushtuar” listën e sugjerimeve tona për këtë editorial. Këpucët e kuqe janë tepër femërore dhe tepër moderne kur vjen fjala tek të qenurit klas dhe bukur! E dini se çfarë çmimi të mirë kanë ato në dyqanin “Corona”? Mund ta mësoni duke bërë një vizitë pranë tij, e ne ju sigurojmë që do të dashuroheni me shikim të parë me to…

Roza e lehtë gati gati në bezhë është ngjyra që i rri mirë çdo moshe, aq më tepër kur ajo shoqërohet gjithashtu me fiongon klasike e me gurët në ngjyrën e ngrohtë të rozës... Thjesht të adhurueshme!

Oh my goLd! Këpucët e preferuara janë pikërisht këto! Shembulli më i mirë se klasi i vërtetë i një femre ndodhet pikërisht tek këpucët që e shprehin atë edhe me taka 2 cm! Nuk ka nevojë të lodheni më me taka të larta…