Ja çfarë vetëm femrat e kolme e kanë e që të dobëtat ngelën duke e kopjuar


Nga Ina Haxhiaj

 
Ju mund të mendoni se të qenit një femër e dobët është element kryesor atraksioni këto ditë dhe se jeta kur je e tillë është sigurisht më e lehtë. Por ndryshe nga ç’duket realiteti në fakt na paraqitet tërësisht ndryshe.Të qenit një vajzë me linja elegante dhe e kujdesshme në atë se çfarë konsumon nuk përbën më një element bukurie, ku duhet të tregosh format perfekte trupore për të qenë e tillë.
Përkundrazi, stili i të veshurit diktuar edhe nga blogeret dhe trendet e momentit synon gjithnjë e më pak veshjet e ngushta pas trupit dhe afrohet çdo ditë e më shumë te masat large. Prandaj dhe nëse keni ndonjë kile më tepër apo thjesht dëshironi të jeni në një hap me modën dhe trendet e momentit masat e gjera janë idealet për ju.E ndërsa po vrisni mendjen se ku ti gjeni pasi tregu shqiptar i veshjeve ofron pak të tilla, ne ju themi se pikërisht në zemër të Tiranës, aty ku të gjithë ju kaloni çdo ditë, në një hyrje dekoruar me elegancë dhe delikatesë, me një backdrop plot me trëndafila, gjendet Zona e mrekullive tuaja.
 
Shapka verore Leo Studio Design
 
Zona Outlet, dyqani në rrugën Abdyl Frashëri afër sheshit Willson, ngjitur me Porcelanosën i cili ka në brendi të tij linjën e stilistes italiane të veshjeve Elena Miro, e mirënjohur botërisht për specifikën e saj si një plus size fashion house. Kjo shtëpi mode prodhon vetëm dhe eksluzivisht veshje për përmasat e mëdha trupore të cilat nuk përkojnë me small-in, medium-in dhe large-in që jemi mësuar. Prandaj nëse keni një grua në familje e cila ka vështirësi në gjetjen e veshjeve sa moderne aq edhe në masa të përshatshme për fizikun e saj, ky është pa dyshim vendi ku duhet të drejtoheni.
Sigurisht që nëse e shoqëroni, edhe pse mund të keni kile më pak, për shkak të design-it fantastik dhe bashkëkohor të Elena Miro-s do ta gjeni veten edhe ju. Por ky nuk është i vetmi brand që mund të gjeni te Zona Outlet, përkundrazi, një mori emrash të tjerë të mirënjohur si Pinko, Peserico, Gianvito Rossi, janë pjesë e gamës së gjerë të produkteve në dyqan të cilat, sigurisht duke qenë outlet, pra të një sezoni të mëparshëm gjenden me çmim të skontuar, gati gati edhe 70% më pak.
 
Cantë e kuqe lëkure PINKO

Nuk ju mbetet tjetër veçse ta eksploroni këtë vend fantastik, i cili fshihet si një perlë në oqeanin dhe morinë e dyqaneve tona, por që kur zbulohet është i gjithi për t’u adhuruar. Ja cilat janë propozimet e editorialit tonë nga Zona Outlet për këtë muaj dhe nëse dëshironi të shihni artikuj të tjerë apo të rezervoni diçka nga ky dyqan mjafton të klikoni këtu.

Cantë tote rozë PINKO


Cantë ngjyrë limoni Silvia Heach
 
Fustan i kuq polka PESERICO
 
Fustan i kuq me aplikë pelikani Leit Motiv


 
Këmishë large size Elena Miro