

Përpara se të bëni check-in në aeroport, sigurohuni të keni me vete këtë gjë
Për një udhëtim të këndshëm
Nga Livia Myftari
Është e vërtetë që stina e verës përbën periudhën me fluksin më të lartë të pushimeve, përfshirë këtu edhe ato jashtë vendit, në det apo thjesht për turizëm. E ndërsa përgatiteni për të bërë udhëtimin e rradhës në ndonjë nga plazhet tuaja të preferuara, sigurisht që gjëja e parë që duhet të bëni për “t’u bërë gati” është valixhja! E famshmja valixhe që duhet të mbajë brenda saj të gjitha veshjet dhe aksesorët që ju keni programuar për fotot e pushimeve …
Por, nëse për të gjitha detajet keni menduar, tashmë është koha që të bëni edhe një investim që do t’ju vlejë shumë, të blini një valixhe të re, me funksione të reja dhe sigurisht me një stil të veçantë. E dini se ku mund ta gjeni? Sigurisht që po, sepse tani të gjithë e dimë se Carpisa është stacioni i preferuar i vajzave për çantat, valixhet dhe aksesorët e tjerë që ne përdorim në përditshmërinë tonë…
Valixhja që vjen sot e sugjeruar nga editoriali i Class nuk është një valixhe si gjithë të tjerat, sepse edhe funksionet e saj nuk janë aspak të zakonshme! Sëfundmi në laboratorët e Carpisa është dizenjuar një inovacion në sektorin e udhëtimeve, ka ardhur pranë nesh valixhja “GoTech”, e updatuar në funksione, në hapësirë dhe për më tepër, komode me katër rrota! Krahas të gjitha funksioneve unike, valixhja e re ka një material të veçantë dhe gjithashtu është e pajisur me sistemin e sigurisë TSA!