

Të lyhesh me vitamina, tendenca më e re e makeup-it
Ja cilat jane produktet e reja…
Nga Livia Myftari
Janë disa gjëra për të cilat të gjitha ne vajzat ndërgjegjësohemi kur rritemi, i tillë është edhe grimi dhe produktet që aplikojmë për ta pasur atë gjithmonë “on point”… Me kalimin e viteve, kuptojmë se natyra e makeup-it që përdorim nuk është më e mira e mundshme, poret e fytyrës mbeten të mbyllura gjatë gjithë ditës dhe karboni në lapsat apo buzëkuqët tanë, nuk bën gjë tjetër veçse dëmton buzët dhe lëkurën në mënyrë të vazhdueshme.
Me gjithë ndërgjegjësimin, ne mendojmë se ka ardhur koha për të kërkuar një zgjedhje alternative përsa i përket fondatintës, lapsave apo hijeve të syve dhe kemi arritur në përfundimin se makeup-in ideal me ekstrakte natyrale dhe të shëndetshme mund ta gjejmë vetëm në Bottega Verde!
Që nga fondatinta hidratuese dhe ushqyese për lëkurën me mbrojtje nga dielli, e deri te tonet e syve me vitamina A dhe C, të gjitha mund ti kemi të prekshme në dyqanet Bottega Verde, në Tiranë por jo vetëm! Gjithashtu, lapsat me përbërje mjalti nga dylli i bletës i japin buzëve një efekt kompakt dhe hidratues dhe i bën ato të duken më të ushqyera e më kremoze… Për një efekt mat, duhet të zgjidhni ekstraktet e mullagës dhe për buzë me volum natyral duhet ti drejtoheni buzëkuqit të pasur me vitaminë E dhe me acid jaluronik.
Prisni, sepse ende nuk kemi përmendur rimelin, maxi-volumin e qerpikëve tuaja!!! Volum, dendësi, kthim! Një mundësi e mirë e sugjeruar nga përbërja e vajit të arganit. Maxi me yes, krijon efektin e dëshiruar vetëm me një të lyer!
Produktet Bottega Verde nuk mund ti gjeni vetëm ne dyqane, ato mund ti aksesoni shumë lehtë edhe nëpërmjet adresës online bottegaverde.al!
Për të parë më shumë rreth produkteve dhe benefiteve të tyre, klikoni në Bottega Verde Albania