

Është shpikur nga meshkujt, por përdoret vetëm nga femrat
Shpikja e tyre më e mirë
Nga Ina Haxhiaj
Sigurisht që nuk mund ta fshehim befasinë se mendja e tyre mund të prodhonte vërtet një gjë kaq të bukur dhe me vlerë. E megjithatë ajo çka e bën akoma dhe më unike këtë shpikje është fakti se edhe pse fillimisht e krijuan “ata”, tanimë atë e shijojmë ne dhe e kemi vetëm për vete. Po flasim pikërisht për takat ato çka u shpikën nga seksi i kundërt dhe falë rrjedhës historike të përdorimit të tyre kanë shkuar tashmë aty ku iu takon, pranë të zonjave e të nderuarave femra.
Është aksesori estetik më i çmuar ndër gjithë të tjerët, sepse siç thotë dhe Coco Chanel, “Një femër nuk mund të jetë kurrë e veshur keq nëse këpucët e saj janë të bukura”. E ndërsa sot përgjithësisht me takat dhe me sakrificën e femrave për to ku mes dhimbjesh të shumta këmbësh pranojnë t’i veshin vetëm dhe vetëm për të qenë "in", ne ju themi se fatmirësisht këmbët nuk kanë pse të vuajnë më, as nga dhimbjet e lartësive stratosferike dhe as nga rëndomësia e një modeli këpuce.
Falë GEOX, markës italiane të këpucëve dhe veshjeve të prodhuara me pëlhura me ajrim dhe të papërshkueshme nga uji, ndryshe nga çjemi mësuar këpucët e larta do të na përcjellin shumë rehati, dhe kur nuk i do të tilla, atëherë komforti i të sheshtave shoqërohet me po të njëjtën estetikë si të të famshmeve taka. Cilësi, stil dhe shumë komoditet, këpucë që garantojnë jetëgjatësi dhe ecje në majat më të larta të Olimpit gati gati si të ishe me pupla në këmbë.
E ndërsa na dhuruan këtë shpikje kaq të bukur, GEOX nuk mund mos t'i falenderonte duke prodhuar edhe për ata këpucë me po të njëjtën përkujdesje dhe dashuri. Prandaj një pafundësi zgjedhjesh vijnë në dyqan edhe për meshkujt, ku mes këpucëve klasike apo atleteve mund të zgjedhin ato çka përshtaten më së shumti me aktivitetet dhe stilin që ato duan të kenë këtë sezon për stinën e verës.


E pra, nisëm me takat si një element ku të veçonim vetëm femrat por përfunduam duke ju treguar njëkohësisht edhe për meshkujt dhe fëmijët, sepse aty ku është femra nuk është kurrë vetëm ajo, por është gjithmonë e gjithë familja.
Ja se çfarë kemi përzgjedhur këtë muaj nga gjigandi GEOX për rehatinë e këmbëve tuaja…sepse GEOX është aty për t’ju çuar me hapa të sigurt dhe këmbë të bukura në çdo destinacion tuajin…
Një klick i thjeshtë këtu nëse doni të shihni nga GEOX më shumë artikuj ose vizitojeni dyqanin nga afër në qendrën tregtare TEG dhe QTU.