Sekretet e shopping-ut që do t’i japin vlerë gardërobës tuaj
Blini sot dhe e keni për gjithë jetën…
Nga Livia Myftari
Kur gjendemi përpara dilemës se cilin dyqan do të zgjedhim për të rifreskuar gardërobën tonë, gjithmonë i bëjmë pyetjen vetes nëse ja vlen vërtetë të shpenzojmë shumë për një veshje me cilësi apo nëse duhet ti kushtojmë vëmendje sasisë për të blerë sa më shumë gjëra… E nëse zgjedhim opsionin e parë, a e justifikon cilësia çmimin që po paguajmë?
Në fakt nuk mund të themi se cilësia me çmimin janë dy komponentë që shkojnë në raport të drejtë me njëri- tjetrin në çdo rast, por nëse etiketa në veshje lexon “Philipp Plein” apo “Alexander MC Queen”, gjërat janë më të qarta…Nuk mund të presim të blejmë një veshje të tillë me një çmim të papërfillshëm, ashtu sikurse nuk mund të hamendësojmë për cilësinë e tyre, gjëja e vetme që na mbetet për të vlerësuar është nëse do të blejmë thjesht një veshje për një sezon, apo nëse do të bëjmë një investim me vlerë për gardërobën tonë për një kohë më të gjatë.
Nëse edhe ju si ne, jeni me idenë “më mirë cilësi, sesa sasi”, editoriali ynë ju fton të vizitoni një ndër dyqanet më fashion në qytet, St. Joseph! Në këtë vend do të gjeni modën të përkthyer në luks, stilin në klas dhe sigurisht cilësinë në çmim! E si mund ti rezistoni këtyre markave gjigande që St. Joseph sjell ekskluzivisht?!
Së fundmi në St. Joseph krahas markave të tjera që tashmë i njohim të gjithë, mund të gjeni edhe një koleksion fantastic të “Alexander MC Queen”… Që nga këmishat, pantallonat, fustanet e këpucët, i gjithi një stil për t’u adhuruar e pse jo për t’u shijuar nga të gjithë ju!