

Nëse fustanin e keni zgjedhur, ky është makeup-i ideal për maturën tuaj
Addicted
Nga Ina Haxhiaj
Në ditën perfekte tuajën qoftë kjo maturë, dasmë apo çdo event tjetër padyshim që dhe makeup-i duhet të jetë i tillë. Fatmirësisht tashmë jo vetëm fustani është ai që ka rëndësi por në një ditë të tillë edhe makeup-i merr gjithë vëmendjen dhe kujdesin e merituar. Dhe me të drejtë. Është vërtetë detaji që rregullon ose prish gjithë look-un tuaj. Nëse nuk është zgjedhur me kujdes, bërë me produktet e duhura dhe përshatur sipas veshjes dhe vendit atëherë gjithë mundi për çdo gjë tjetër do t’ju shkojë dëm.
E ndërsa kujdeseni për të qenë në më të mirën tuaj atë mbrëmje, nuk mund ta lini këtë detaj të pamjes tërësisht si një element rastësor prandaj dhe ne ju japim emrin dhe rekomandimet e duhura per ta kthyer pikën më të dobet të look-ut në pikën tuaj më të fortë.
Ne mendojmë se jemi në kohën e duhur për t’ju dhënë këshillat e nevojshme sesi mund të ktheheni vetë në makeup artiste perfekte vetëm falë produkteve të duhura dhe profesionale .E pikërisht një ndër emrat më elite sa i perket makeupit profesional në botë është dhe Make Up For Ever , i cili duket sikur kthen në profesionistë të vërtetë këdo që e mban atë në dorë. Kësisoj mjaftojnë vetëm disa instruksione të vogla, një njohje e mirë e produktit për t’u kthyer edhe fale duarve tuaja në diva të vërteta.
Absolutisht një “must” për beauty bag-un tuaj ,ku me Make Up For Ever kupton se e pamundura jo vetëm që mund të arrihet por është dhe kaq e lehtë. Dhe për të gjitha skeptiket që duan të shkojnë "safe" për look-un e rastit të zgjedhur, mund t’ja besoni këtë fazë me po produktet Makeup Forever, sallonit New Look Tina i cili ndodhet në hyrjen e Ish bllokut dhe rrugën Myslym Shyri pranë Grepit të Artë, për t’ju ardhur në ndihmë për çdo nevojë. Makeup artistet do të jenë aty për të pikturuar dhe kthyer në art telajon e tyre më të preferuar, fytyrën tuaj.
Në këtë artikull po ju tregojmë një makeup të thjeshtë me produktet e Make Up For Ever si dhe një prezantim të shkurtër të produkteve të tyre të reja, që jemi të sigurta do t’i dashuroni po aq sa dhe ne.

Serum buzësh për t'i zbutur ato. Përdoret para ose mbi buzkuq ose thjesht si shkëlqyes. Ka gjithashtu efekt fryrës me acid hialuronik.

Krijuar me teknologjinë e fundit të industrisë së filmit dhe Tv për kamerat 4k. Me efekt mat, e lë lëkurën tuaj të butë dhe me shkëlqim natyral.

Laps për vetullat me përmbajtje dylli i jep vetullvs suaj një efekt natyral. Maja asimetrike mbush dhe strukturon vetullën shumë saktë.

Versioni i ri i buzkuqëve Artist Rouge me ngjyra shumë natyrale dhe të lehta të cilat i mbajnë buzët shumë të hidratuara.

Xhel me ngjyrë i cili e ngjyros vetullën në mënyrë shumë natyrale dhe falë përmbajtjes së fibrave i jep asaj volum dhe dendësi.

Produkt për buzë të plota dhe shumë të pigmentuara të cilat janë frymëzuar nga ngjyrat e pikturës, akrilikut. Kanë teksturë të hollë, të plotë që nuk ngjisin duke i dhënë buzës efekt të shndrritshëm.