

Produktet 'must' që do t’ju duhen për të përballuar rrezet e diellit këtë verë
Mos harroni edhe kapelen e plazhit…
Nga Livia Myftari
Ditët e nxehta me diell, e me dëshirën e madhe për të shkuar në plazh janë shumë afër, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi për të marrë masat për ta përballuar diellin me të mirat e të këqijat e tij.
E ndërsa vendosim një balancë dhe kuptojmë se efektet negative të diellit janë të shumëta në numër dhe të rrezikshme për lëkurën tonë, atëherë vihemi përpara përgjegjësisë se mbrojtja nga rrezet e dëmshme, duhet të trajtohet me seriozitet dhe vëmendje të veçantë.
Kur themi “mbrojtje nga dielli”, sigurisht që i referohemi përdorimit të kremrave me faktorë mbrojtës nga rrezet e dëmshme të diellit, të përshtatshëm me tipin dhe nevojat e lëkurës për çdo njeri, në sezonin e plazhit.
Shmangni rrezikun për sëmundjet, apo plakjen e lëkurës duke përdorur produktet e duhura, me përbërësit e duhur që duhet të jenë natyralë dhe të shëndetshëm për lëkurën dhe trupin tuaj.
Ndërkohë që ju po mendoheni për të gjetur produktet ideale për mbrojtje , Bottega Verde ka krijuar një super linjë për mbrojtjen gjatë ekspozimit në diell dhe pas diellit, për të rritur dhe fëmijë!
Që nga përbërja e qumshtit rezistent ndaj ujit, e deri te serumi mbrojtës për lëkurën delikate të fytyrës me petalet e lules së Diellit që mbron dhe intensifikon ngjyrën e nxirjes, e gjithë linja është menduar për të qënë aleati më i mirë i juaji në ditët e nxehta.
Në listën e mëposhtme kemi sugjeruar disa nga produktet “must” që Bottega verde ofron për të gjithë ne…




