Ja se ku do të gjeni rroba banjot më trendy në Tiranë

Bëhuni gati për suksesin e rradhës


Nga Livia Myftari

Jeni gati ose jo, periudha e plazhit ka ardhur dhe bashkë me të ka ardhur edhe dilema më e madhe e verës, rrobat e banjos! Gjithçka në lidhje me to na intereson më së shumti në këtë sezon pasi ngjyrat, stili dhe tendencat e reja kanë shumë rëndësi!

Është e vërtetë që rrobat e banjos na përfaqësojnë në stinën e verës dhe sigurisht që kur i zgjedhim, duhet t’i përshtasim ato më së miri me format trupore, ngjyrën e lëkurës, etj.. Vështirësia më e madhe qëndron në fakt në zgjedhjen e vendit ku do t'i blejmë rrobat e banjos, nëse e gjejmë atë, gjithë mundimi ka mbaruar duke i hapur kështu rrugën fantazisë për të zgjedhur veshjet e plazhit që na duhen.

Këtë verë, kemi zbuluar një sekret, atë që të gjitha vajzat e kanë pritur me kohë… Kemi gjetur vendin ideal që të gjitha ju të ndiheni po aq të bukura sa sirenat dhe duke i sfiduar ato, të pushtoni detin, beachbar-et dhe sigurisht Instagramin! E kemi fjalën për GoldenPoint, vendin e preferuar për të blerë rrobat e banjos që ju duhen këtë verë… A nuk mendoni se tanimë duhet ta konsideroni veten me fat? Për më tepër këtu do të gjeni edhe veshje plazhi për partnerët apo fëmijët tuaj…

Të gjitha llojet e veshjeve të plazhit do t'i gjeni me çmime fantastike  dhe vetëm kështu do të mund të përfitoni të blini rroba banjo të modës së fundit më një vlerë të pakonsiderueshme, duke konfirmuar edhe një herë se këtë verë “performanca” juaj ne plazh do të jetë “ON top”!

Vizitoni një nga dyqanet GoldenPoint për ta bërë tuajat rroba banjot fantastike, të cilat jo pa qëllim vijnë në fillim të sezonit të plazhit! Zgjidhni pikën më të afërt në Tiranë në TEG, QTU ose bllok dhe në Durrës në Bulevardin “Epidamn”. Pasi të keni shkrepur një foto me rrobat e banjos GoldenPoint, mos harroni të vendosni hashtag-un #myclasslook with #goldenpoint!

Për më shumë artikuj klikoni këtu.