Sandalet me taka të larta OFF! Ja zgjidhja për t'i zëvendësuar duke u dukur chic

Të sheshta por plot klas…


Nga Livia Myftari

Ishit duke numëruar ditët deri sa të vinte vera? Epo ja ku erdhi, e pajisur si gjithmonë edhe me pasditet e freskëta me aromë të mirë e me mbrëmjet e gjata me muzikë të lartë, në të cilat look-u juaj duhet të jetë |on| duke u dukur ekzotike dhe plot ngjyra!

Nëse deri dje keni menduar se për ta plotësuar këtë look e për të rënë në sy duhet të vishni patjetër taka të larta, ne ju themi se ka një zgjidhje alternative për t’i zëvendësuar ato me diçka tjetër, akoma më chic dhe më të përshtatshme!

Pas një gjuetie në dyqanet e Tiranës, objektivi i editorialit tonë mbeti pikërisht në vendin që ofronte sandalet me të cilat do të dashuroheni këtë verë! Jemi në rrugën “Myslym Shyri” në vendin “kurorë” të Tiranës,  të quajtur “CORONA”… Vetëm këtu do të mund të zëvëndësoni klasin e takës së sandaleve të larta me shkëlqimin e gurëve të çmuar të sandaleve të sheshta nga Positano.

Të rehatshme, të kombinueshme, e me një ndriçim që ka fuqinë të tërheqë edhe syrin më indiferent, sandalet Positano që do të gjeni ekskluzivisht në “CORONA” do të mbeten absolutisht blerja më e sukseshme e sezonit të verës për të gjitha vajzat që këtë stinë, e quajnë si periudhën më të bukur të vitit...

Loja e quajtur “verë dhe plazh” tashmë ka filluar, e vetmja gjë që ka mbetur është të bëjmë blerjet e duhura për të qënë në listën kryesore të pretendteve për fituese!

Nuk ka nevojë të lodheni, adresën ua thamë, mjafton vetëm të ndaloni në këtë stacion për të bërë tuajat sandalet Positano!