

Të gjithë mund t'i kemi syzet e VIP-ave, ja çmimet e arsyeshme
Super suksesi "Italoptik"
Nga Livia Myftari
Ndërkohë që të gjitha ne bëjmë pjesë në grupin e vajzave që parapëlqejnë më tepër modelet klasike të syzeve, aviator apo edhe trendin cat eye, vajzat e famshme po i kthejnë sytë nga skeletet më ekstravagante të cilat bien në sy jo vetëm nga refleksi i xhamit, por edhe nga forma e tij më e re, që tashmë po kthehet në një tendencë për të gjitha vajzat!
Nëse deri dje i keni adhuruar syzet e VIP-ave pas xhamit të celularit apo kompjuterit, tanimë i gjeni lehtësisht në “Italoptik”, optikën “elitë” që sjell sëfundmi në Shqipëri, ekskluzivitetin e katër brandeve të preferuara të të famshmeve “it girls”.
House of Holland është një ndër linjat më interesante përsa i takon formës futuriste të skeletit, e cila ju bën të dukeni më ekscentrike dhe më të veçanta… Dhe sigurisht që bëhet fjalë për një sukses të garantuar pasi jemi duke folur për syzen e preferuar të Rihannës, Beyonces madje edhe vetë Rita Orës! Ndiheni me fat që ua dhamë këtë informacion? Dhe a e dini se cila është surpriza e rradhës? Pikërisht çmimi i tyre! Në “Italoptik” do t’i gjeni syzet më të dashura me një çmim që nuk e kalon 22.000 lekë të reja…Super apo jo?!

Ekskluzivisht në "Italoptik"
Por jo vetëm, si mund të lëmë pa përmendur një ndër brandet ikonë për syzet, të cilën gjithashtu e gjejmë në “Italoptik”? Le Specs dhe Le Specs luxe, gjithashtu bëjnë pjesë në listën e syzeve të preferuara të të VIP-ave!
Supermodelet më të famshme të momentit, Bella Hadid dhe Kendall Jenner i kanë thënë “po” LeSpecs duke përqafuar të gjithë trendet që ky brand përcjell sëfundmi me syzet e mrekullueshme “cat eye”, me xhamin pllakë e me refleksin e butë të ngjyrave më “in” të momentit… E dini se edhe për këtë e ka ekskluzivitetin “Italoptik”? Dhe për më tepër, i gjeni me çmime që fillojnë nga 17. 000 lekë të reja!

Ekskluzivisht në "Italoptik"

Ekskluzivisht në "Italoptik"

Ekskluzivisht në "Italoptik"
Duke mos lënë pa përmendur edhe një ndër firmat më të reja në treg që “Italoptik” ka sjellë, editoriali ynw gjithashtu sugjeron markwn Déjà vu, një linjë syzesh të dizenjuara nga stilisti italian me një eksperiencë të gjerë në këtë fushë pas bashkëpunimit me emra shumë të njohur të modës…

Ekskluzivisht në "Italoptik"

Ekskluzivisht në "Italoptik"
Po për Ana Hickmann kishit dëgjuar? Modelja braziliane ndër të tjera ka lançuar gjithashtu edhe linjën e syzeve, e cila po rezulton një sukses i vërtetë edhe në modën dhe stilin europian… Shikoni pak dizajnin unik të syzeve të kësaj linje, a nuk janë perfekte?!

Ekskluzivisht në "Italoptik"

Ekskluzivisht në "Italoptik"

Ekskluzivisht në "Italoptik"
Për të gjitha ju që lexuat këtë artikull e tashmë do vraponi për në “Italoptik”, ne po ju themi vetëm adresën, e gjeni në Tiranë ne TEG me nje ekspozitor gjigand, në rrugën e Dibrës pranë Selvisë si dhe në Fier pranë AVN!
Për të parë të gjitha modelet ekskluzive të “Italoptik” klikoni këtu.