Çifti perfekt sapo u krijua, më në fund femra fatale dhe mashkulli fatal bëhen bashkë

Mr&Mrs perfect


Nga Ina Haxhiaj

Nuk e dimë për ju por ne, fillimisht një mashkull e gjykojmë nga pamja e tij e më pas nëse çdo gjë deri këtu është në rregull marrim mundimin për ta njohur edhe më tepër. Dhe jemi të sigurta se po njësoj ndodh gjithashtu edhe me meshkujt kur shohin një femër. Prandaj nëse thua se pamja është e rëndësishme, i ke rënë në të, e nëse mendon se nuk është dhe aq, veçse ke gënjyer veten me një gënjeshtër tejet të madhe.

Në të vërtetë duket sikur më të mirët rrijnë gjithmonë bashkë, a thua se tërhiqen  me njëri-tjetrin në mënyrë të pakundërshtueshme si polet e kundërta të një magneti. Dhe nuk e mohojmë, ndoshta ka dhe raste kur X apo Y është vetë i mirë dhe shoqërohet nga dikush që “shih o Zot kë ka në krah”, por ky çift i përvetshëm për të cilin do t’ju flasim pak më poshtë nuk është aspak, por aspak i tillë.

Dhe bëhet fjalë pikërisht për çiftin Cortefiel! Të mrekullueshmit dhe super bukuroshat e stinës së verës të cilët falë koleksionit të ri klas, i bëjnë të kthejnë të gjithë kokat pas tyre. Një emër që përfaqëson po aq bukur si për meshkujt ashtu dhe femrat hijeshinë, klasin dhe elegancën e një njeriu që di të vishet bukur dhe rehat edhe në stinën e verës. Një koleksion potent i mbushur me lule, dantella delikate, të bardhën e pastër akull dhe ngjyrën e ëmbël të mjaltit për të velur me tepri ëmbëlsie të gjithë njerëzit që e mbajnë veshur.

Për meshkujt nuk mungojnë bluzat polo, këmishat e freskëta lino, këpucët e lehta verore dhe një shumëllojshmëri zgjedhjesh sa i përket pantallonave, çantave dhe aksesorëve të plazhit.

Kurse për femrat, printet florale, ngjyrat e tokës, fustanet e lehta verore, jumpsuit-et me print ekzotik e shumë artikuj të tjerë të përshtatshëm për stinën e ngrohtë në të cilën gjendemi. Ju presin me padurim për t’i provuar e shijuar.

Materiale tejet cilësore të projektuara për t’iu përshtatur më së miri pushimeve të ëndrrave tuaja të cilat do t’ju bëjnë të dukeni këtë verë meshkujt dhe femrat më figurantë të gjithë plazhit dhe pse jo shenjestra e padiskutuar e “fiksimit” tuaj.

Por siç dhe thamë, të bukurit gjithmonë rrinë bashkë, prandaj nëse nuk dëshironi që “fiksimin” tuaj Cortefiel ta shihni në krahët e një tjetre apo tjetri bëhuni dhe vetë një e tillë.

Kështu çifti fatal për t’u adhuruar nuk do të jetë ai\ajo dhe dikush tjetër por ai\ajo dhe e mrekullueshmja Ti!

Koleksionin e ri të Cortefiel e gjeni në Teg kurse një pjesë nga këto produkte mund t’i shihni edhe këtu.