Stop blerjeve të kota! Ja se çfarë ju duhet vërtet këtë verë në gardërobë

Pak dhe saktë


Nga Ina Haxhiaj

Nuk ka shumë për të hamendësuar. Kur vjen puna te vera dhe muajt e ngrohtë të saj e vetmja gjë që të intereson më së shumti janë pikërisht deti dhe ecja buzë tij. Një kënaqësi për të cilën sakrifikojmë gjithë qejf 11 muajt e tjerë të vitit apo jo? Me dëshirën e madhe për t'u ripërtërirë e rigjeneruar.

Mund të duket e çuditshme por në fakt, në këtë rast këmbët janë ato që e përcjellin më së shumti ndjesinë e rehatisë që na jep kjo stinë. Prandaj nëse elementët e tjerë janë të kuruar, ky për të cilin po flasim është edhe më shumë, për mos të thënë ndër gjithë të tjerët më i rëndësishmi.

Shpesh ndodh të hallakatemi mes shumë artikujsh dhe produktesh gjatë përgatitjeve tona për plazh duke mos i dhënë rëndësi elementit që vërtet duhet ti japim. E ndërsa për gjithçka tjetër më e rëndësishme është sasia, për këpucët, në çdo stinë në përgjithësi e në verë në veçanti ajo çka vlen më së shumti, është vetëm cilësia.

Prandaj nëse ju duhet ndihmë dhe rekomandime nga ana jonë për të dalë triumfatorë në këtë dilemë dhe “luftë” verore ne jemi gjithmonë këtu në krahun tuaj. Gati ta dëgjoni zgjidhjen?

Delirium Outlet në qendrën tregtare Teg, është në një lloj forme krijesa e realizuar fill nga ëndrrat tona të një jete, për të pasur këpucë firmë me çmimet e Zarës apo dhe më pak. Prandaj boll më ankesave të panumërta për most të blerë dot një çantë apo palë sandale Michael Kors sepse tani mundemi goca. E ndërsa bëjmë një investim për gjithë verën e për shumë vera që vijnë nga pas, do të keni të mbetura nga rroga juaj të ardhura mjaftueshëm për të mbyllur gjithë shpenzimet e tjera të muajit. E frikshme apo jo?!

Nuk na besoni? Epo atëherë nuk paskeni qenë asnjëherë në Delirium TEG.

Ja sugjerimet tona nga Delirium këtë verë. Shihini, blijini, adhurojini, dashurojini dhe në fund mos harroni të na qerasni me një akullore, ne editorialisteve të Class-it, që mendojmë gjithmonë për shoppingun e zgjuar në garderobën tuaj…

Çfarë prisni? Do t’i lini këto vogëlushe të bien në duart e gabuara? Eh jo, nuk na duket.

 Cheers Ladies dhe wish you a HAPPY summertime!